Armenia planifikon heqjen e vizave për Shqipërinë

Leda Hysa

 

Qeveria e Armenisë pritet të miratojë heqjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë, Turkmenistanit, Libanit dhe Kanadasë nga 10 korriku 2018.

Vendimi pritet të miratohet ditën e sotme gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Heqja e vizave do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve të lartpërmendura të hyjnë në Armeni pa vizë për një maksimum prej 180 ditësh brenda një viti.

Qeveria thotë se programi do të kontribuojë në rritjen e turizmit, të nxisë njohjen e ndërsjellë të vlerave historiko-kulturore të popujve dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha të ndryshme.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *