“Liderët e BE-së nuk duhet të jenë shumë të sigurt në vendimin e tyre për ngritjen e të ashtuquajturave ”platforma zbarkimi” për pritjen e migrantëve në vendet e Afrikës së Veriut, pa i pyetur fillimisht ato“, paralajmëroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
“Dua të vë në dukje se ne këtu në Bruksel nuk mund të marrim vendime për vendet e Afrikës së Veriut”, tha ai.
Ai u kërkoi disa liderëve europianë të tregonin vetëpërmbajtje kur marrin vendime për qendrat e migrantëve jashtë territorit të BE-së.
“Nëse japim mesazhin se afrikanët duhet të bëjnë atë që themi ne, kjo do të jetë e gabuar”, theksoi ai.
“Ne nuk duhet t’u krijojmë atyre idenë se ky është një neokolonializëm”, tha Juncker.
l.h/ dita

“Dua të vë në dukje se ne këtu në Bruksel nuk mund të marrim vendime për vendet e Afrikës së Veriut”, tha ai.Ai asht z.Juncker!
Por as ne vendet europiane qe po kryejn reformat dhe qe nuk jane anetar te BE.Nese e shkelni kete pavarsi demokratike .Tregoheni te paftyre dhe aspak ne kontekstin e shprehjes DEMOKRACI.Me plot guxim e karater te shendosh te krenaris tradicionale Shqiptare do njehsoheni Hipokrit,pakarakter dhe tradhetar te DEMOKRACISE.Keshtu i bie qe At Fishta,teper aktual sot,kishte dhe mbetet ne te drejten e Tije per Europa kurva e motit(moteve pa pushim)!!!