Kjo për të cilën do të flasim tani nuk ndodh ende në Tiranë.
Po aplikohet një formë nxitje për ata që lënë makinat e tyre në shtëpi për të shkuar në punë me biçikletë. Projekti merr formë në Cesena, ku nga e hëna 2 korrik do të jetë e mundur të marrë një shpërblim në para lidhur me lëvizjen me dy rrotakë.
Dy komunat romanjole, në fakt, propozojnë iniciativën “në punë me biçikletë”: 25 cent për kilometër nga shtëpia në punë, me një mesatare prej 2.5 euro në ditë dhe 50 euro në muaj deri në nëntor.
Të gjitha llogaritjet do të bëhen përmes një aplikacioni.
Raportimi i distancave, siç shpjegohet nga “Il Resto del Carlino”, do të jetë i mundur me një aplikacion të lirë, të shkarkueshëm në smartphone dhe të lidhur me një sistem satelitor.
Si mund të bëhesh një punëtor-çiklist? Ju duhet të regjistroheni në bashki, duke plotësuar një formular dhe natyrisht gjithmonë merrni telefonin me vete kur udhëtoni.
Për periudhën trevjeçare, 2018-2021, 90,000 € janë në dispozicion sipas një programi eksperimental të Ministrisë së Mjedisit.
Besojmë se për në Shqipëri ky projekt është herët të realizohet. Ne kemi ende punë me ndërtimin e kursive, pasi këtu pavarësisht përpjekjes për t’i lënë hapësirë çiklistëve në qytet, ata që përdorin biçikletën quhen guximtar. e.r/dita

Është e vërtetë që në Tiranë është akoma herët që të realizohet një projekt i tillë, por pengesë nuk është vetëm mungesa e korsive të biçikletave por kryesisht vetë ata që i ngasin ato, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk respektojnë sinjalistikën. Kam venë re shpesh që edhe atje ku ka korsi biçikletash njerëzit i ngasin ato jashtë korsive. Dhe për të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit nga çiklistët POLICIA I MBYLL TË DYJA SYTË.