Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugë që ka ndodhur në Vaun e Dejës.
Sipas njoftimit të policisë aksidenti u regjistrua rreth orës 17:00 në fshatin e quajtur Barbullush, Vau i Dejës.
Mjeti tip Volkswagen me targë AA738SH, me drejtues shtetasin E. M. 23 vjeç, është përplasur me motoçikletën pa targa me drejtues shtetasin B. Q. 55 vjeç, dhe pasagjer shtetasin S. Sh. 34 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Vau Dejës.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Po kryen veprimet grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
o.j/dita
