Qytetarëve të Përmetit: Vite te shkuara, në moshë të re lexova vlerësimet e larta të zonjës angleze Edih Durhami që u bënte përmetarëve për urtësinë, kulturën, atdhetarinë dhe mikpritjen, si dhe nikoqirllëkun e dukshëm të grave përmetare. Këto m’u kujtuan sot kur në qytetin tuaj kanë dalë në sherr Naim Frashëri, veprimtar i ndritur i gjuhës dhe lirisë së Shqipërisë dhe një prifti parazitar, për t’i hequr Përmetit Shtëpinë e Kulturës. Ju takon juve dhe askujt tjetër të zgjidhni midis Naimit veprimtar dhe priftit parazitar i cili nuk ka vënë asnjë gur në murin e historisë së Përmetit, aq më keq që ky e kërkon pallatin me ndihmën e kishës greke e cila në kohën e Naimit vrau patriotin Papakristo Negovani.
Letër e nënshkruar: Siri Sulejmani
