Gjermania do ta paguajë hotelin deri në fund të Botërorit

Ornela

Eliminimi në fazën e grupeve të Botërorit kurrsesi nuk pritej nga gjermanët të cilët këtë fakt e vërtetojnë me rezervimet që kishin bërë në Rusi.

Kampionët e botës në fuqi pretendonin t’i shkonin deri në fund këtij kompeticioni dhe për këtë arsye drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) kishin prenotuar hotelin deri në mesin e muajit korrik, kohë që korrespondon me finalen e Botërorit.

Si përfundim arroganca e një ekipi që është mësuar të fitojë do t’u kushtojë gjermanëve të cilët tani duhet të paguajnë për shërbime të cilat nuk do t’i marrin.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *