Instagram Stories lë pas Snapchat

Leda Hysa

Kompania, në pronësi të Facebook, njoftoi të enjten se më shumë se 400 milionë njerëz përdorin “Stories” në Instagram çdo ditë, nga 250 milion një vit më parë.

Kjo i bën Stories në Instagram dy herë më popullore se Snapchat, i cili kishte 191 milionë përdorues aktivë në tremujorin e fundit, sipas raportit më të fundit të të ardhurave nga kompania mëmë SNAP.

Kur Instagram prezantoi Stories në 2016, shumë e panë atë si një klon të Snapchat. Përveç postimit të fotografive dhe videove që zhduken pas 24 orësh, Stories u mundësojnë përdoruesve të shtojnë filtra si Snapchat.

Brenda tetë muajve Stories e Instagram tejkaluan numrin e përditshëm të përdoruesve të Snapchat.

Instagram ka 1 miliard përdorues aktivë mujorë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *