Një monument dinjitoz për Lidhjen e Prizrenit

Ornela

Vladimir Muça*

(Në vëmendje të ministrit të Kulturës  të Republikës së Kosovës, zotit Kujtim Gashi)

I ftuar në manifestimet e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Lirën poetike “Drini Poetik” pata nderin që si adhurues i skulpturës monumentale, të ndiqja në ambientet e Muzeut të Lidhjes, konkursin përzgjedhës për Monumentin e Lidhjes.

Përzgjedhja paraprake me bocete dhe angazhimi i qeverisë për të monumentalizuar kujtesën historike me një vepër të tillë, është një angazhim sa atdhetar, aq dhe politik, i rëndësishëm për të transmetuar në memorien e brezave një histori kaq të lavdishme te popullit Shqiptar, si produkt i kujtesave historike të popullit tonë.

   Kur i pashë me syrin e shpirtit të 11 bocetët, e kur në memorie më gëlonin shumë këngë, krijime letrare, monografi dokumentare disi u zhgënjeva nga shumica e boceteve. U zhgënjeva për atë çka duhet të përfaqësonin në këtë monument. Aq më tepër kur nga juria e përbërë: Kryetarë Skënder Bushtrakaj, anëtarë Arjeta Myftari, Parim Kosova, Ibo Avdiu dhe Ehat Oreshka, u vlerësuan: fitues i parë boceti i Gëzim Muriqit me bashkëpunëtorë Agron Bllaçkorin, me çmim të dytë formal Idriz Balani dhe çmimi i tretë formal Luan Mulliqi.

U ndala dhe meditova pranë bocetit fitues të Gëzim Muriqit, se boceti i tretë dhe të tjerët as që të ndillnin ndopak kënaqësi përfaqësimi e simbolike.

Mendoj, në bindjet e mija, se ky monument,i cili do te përjetësojë, një moment kulminant në historinë e kombit tonë, si një pararendës i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, krahasuar me Monumentin e Pavarësisë në Vlorë, duhet të përmbajë po ato simbole, mesazhe historike, me një përfaqësim sa më dinjitoz të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

   Boceti fitues, po ta krahasojmë me monumentin e Pavarësisë, Pesë heronjtë e Vigut, Luftëtarin kombëtar, Themistokli Gërmenjin, Isa Boletinin në Shkodër dhe ata të vendosur në Isniq, Mitrovicë e Saraj të Shkupit, monumentin e ambasadorit Woker, kjo përzgjedhje qëndron shumë larg asaj që duhet të përfaqësojë në zgjedhjet artistike dhe reflektimin e kujtesave të memories kombëtare në funksion të kësaj ngjarje madhore.

Për vepra të tilla madhore, mendoj se duhet të ndalemi në studime e meditime më shumë profesionale e të mos zhgënjejmë syrin e shpirtin e shikuesit  me vepra të tilla siç jane Presidenti Bill Klinton neë Prishtinë, monumenti i Nënë Terezës (ish) në aeroportin e Rinasit, një katrahurë e vërtetë, apo siç është Ismail Qemali para ndërtesës Qeverisë në Prishtinë, tek  ish Rilindja, dhe shtatorja  e Fehmi Aganit tek Korpusi Universitar e tjerë.

Për vepra jo dinjitoze te vendosura në mjedise të ndryshme në trevat shqiptare, herë pas here ka folur, shkruajtur e ngritur zërin kritiku e studiuesi i artit z. Ilir Muharremi.

Këto monumente të japin përshtypjen se nuk transmetojnë tek vizitori vlera të mirëfillta artistike, vijnë si të pa arrira në përfaqësimin dinjitoz.

I solla këto shembuj si shumë të tjerë në qytete e fshatra te ndryshme, sepse gjatë meditimit në bocetin përzgjedhës, i cili fitoi të drejtën e ngritjes të monumentit m′u përqasën të njëjtat mangësi: si solemniteti dhe monumentaliteti jo i duhur i personazheve.

Jepet përshtypja e një skulpture kavaletit tregimtar. Disnivelet e shprehisë të simbolikës përfaqësuese të Ymer Prizrenit si kryetar qeverie, qëndrestar jo i tejlodhur. Përse duhet të jete i ulur në karrige Ymer Prizreni, apo të tregojmë kapitullimin, … sa kohë e mbajti Qeverinë dhe sa plak vdiq. Sulejman Vokshi si “ministër” i mbrojtjes, Abdyl Frashëri si ministër i jashtëm, vizionarë, në një disnivel skulptural më në përqasje. Nga këto kompozime vihen re mospërputhje e vlerave e kontributeve historike.

Boceti  i vlerësuar si i dytë  mua me duket më i plotësuar, jep më shumë mesazhe, raportet shtetërore të personazheve historik janë më të konverguara, ku dallohet në qendër “kryeministri” Ymer Prizreni, vital, përfaqësues dinjitoz, me programin vizionar të Lidhjes (qeverisë).

Pra kemi një kryeministër intelektual, por edhe nga ana kompozicionale i ngritur pak më lart nga dy ministrat Sulejman Vokshi në krahun e djathtë, mbështetës qëndrestar i qeverisë, ngulitur forte në platformën kryeministrore. Abdyl Frashëri, krahu i majtë mbështetës, vizionar i ardhmërisë e përfaqësimit.

Me gjithë këtë, kam mendimin se për një vepër të tillë monumentale, skënderbejane e një kohe të re, reflektimet e mendimet duhet të jenë më të angazhuara në simbolikën e tyre. Mos vallë dhe këtu është future krimbi i korrupsionit?!…

Të mos pendohemi më vonë siç jemi penduar në shumë e shumë raste te tjera. Kam mendimin se përzgjedhja nga komisioni nuk i përmbush kërkesat e memories historiko- shoqërore e cila trashëgohet nga Lidhja e Prizrenit, si një pararendëse e shtetit të ri shqiptar.

Mendoj se për nivelin artistik e ideor ky konkurs nuk e ka kryer funksionin e vet e për këtë, nevojitet në tërësi një rikualifikim skulptural, pra propozoj që të rishpallet edhe një herë konkursi ku të ftohen skulptorët më të mirë e më me emër (shqiptarë) që kemi në mbarë botën.

*Shkrimtar, kritik

Share This Article
4 Comments
  • Perjetesimi ne Kosove i Herronjve Mbarekombetare
    na gezon.

    Si cdo dite e nisa leximin e gazes me rrubriken “KULTURE”,(dobesia ime).Faleminderit kapur kjo teme e rendesishme,(po bere dhe verrejtiet e rastit, per momentin thm se nuk ishte vendi).qe z.Vladimir Muca.,zgjedhur titull shkrimi,vertet dinjitoz.
    Nuk jam specialist arti,thjesht amator, ne peremdim te moshes(qe shkrime aritieje per vepra te tilla i kam si “trinitrina”),po e theksoj nuk ishte vendi per kesi vrejtie ne nje perurim,(verejtiet i konsideroj me vend, po jo ne kete rast.)
    Suksese autoreve ne kete vit te 550 vjetorit te Herroit tone Kombetar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, pos evendimenteve te tjera kombetare.
    Mbrodhesi mbareatdhetare na pasofshin kete vit jubilar.
    Nga Toronto shpreh opinion te mbare emigranteve, me ta biseda te perditeshme..qe me mbajne gjalle.
    Pasuesi Veteran;82 vjecari;
    Dh Xhoga(Guri Naimit D)

  • Keni shume te drejte ne kritiken tuaj z.Vladimir. Skulptura si ajo e BKlinton nuk duhen perseritur sepse ne vend qe ta nderojne e turperojme. Jo me kot kur beheshin monumente te rendesishme she jo vetem jane bere konsulta te grupeve te skulptoreve deri me udheheqjen e larte madhe ka patur edhe korespondenca me artistet. Skulptoret zgjidheshin dhe punonin ne grup

  • Ne se kane fituar keta 3 dordolecet ne bronx ky eshte nje turp kombetar qe tregon nivelin mjeran te mendimit dhe talentit te autoreve te tyre!

  • Dakord me mateon.
    Tamam dordolece, sikur Kane Dale nga kampet e perqendrimit.

    Me kujton Skulpturen “i urituri”
    Te te madhit Odhise Paskali.

    Po shikoni skulpturat e kohes se Hochwasser.
    Te bukura, epike-heroike:
    Skenderbeu, Monumente i pavaresise ne vlore.

    Skulpturat duhet ti shembellej realitetin qe brezi i Ri te njohi kush Kane qene ATA burra, Breze pas brezi.se ne shkolle smesojne gje prej gjeje. Sikur Kane ardh prej marsi.
    Pervec gomarlliqet Alla visari zhitit

    Cjane keto modernizma , sikur skulptori ka Dale nga cmendina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *