Aksident në Sarandë, plagoset turistja ukrainase dhe djali i saj i mitur

Dita

Një turiste ukrainase dhe djali i saj i mitur kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Ksamil-Sarandë.

Sipas njoftimit policor, 33-vjeçarja ukrainase ka humbur kontrollin e motorit tip “Kymco” dhe më pas është përplasur me bordurën e rrugës.

Nga ky aksident raportohet se është dëmtuar krahas drejtueses së mjetit, edhe djali i saj 8-vjeçar me inicialet Y.H.

Mësohet se ata ndodhen momentalisht në spital dhe se gjenden jashtë rrezikut për jetën.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *