Foto: “Grerëza e zezë” e ushtrisë amerikane

Dita

Droni më i vogël në botë që do të përdoret nga ushtria amerikane është cilësuar si “Grerëza e zezë”.

Droni peshon vetëm 32 gram dhe është i pajisur me kamera termike, të cilat diktojnë nxehtësinë.

Ky dron arrin të fluturojë me 21 kilometra në orë, për dy kilometra.

“Grerëza e zezë” mund të përdoret nga ushtarët, vetëm pasi të jenë futur në zona ku nuk kanë mbulim satelitor, si dhe i ofron atyre informacion të plotë në kohë reale ndaj numrit të armiqve që mund të kenë rrotull.

Dronët e krijuar nga kompania “Flir” janë testuar nga ushtria në vitet 2016-2017 dhe duket se kanë pasur sukses, pasi qeveria ka lidhur një kontratë të re bashkëpunimi për ta vazhduar projektin më tej.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *