Mediat spanjolle janë shfaqur tejet të revoltuar ndaj eleminimit të kombëtares “La Roja” në Kupën e Botës.
E përditshmja madrilene “AS” ka publikuar një artikull me titullin “Një tjetër zhgënjim nga Kupa e Botës”, duke iu referuar kështu edhe eleminimit të katër viteve më parë të “La Roja”-s në fazën e grupeve të Botërorit brazilian.

Ndërsa katalanasja “Marca” është treguar akoma më e ftohtë. Ajo ka publikuar një artikull me titullin “Penalltitë i buzëqeshin Rusisë, Spanja eleminohet nga Kupa e Botës”.

s.a/dita
