Iniesta jep lajmin e hidhur pas eliminimit nga Kupa e Botës

Dita

Andres Iniesta  ka konfirmuar pas humbjes së Spanjës në ndeshjen me Rusinë se do të tërhiqet nga skuadra kombëtare.

“Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit me ekipin kombëtar. Në një nivel individual, momenti i mrekullueshëm ka mbaruar. Ndonjëherë fundi nuk është ashtu siç e keni ëndërruar. Po e lë me shije të hidhur, si gjithë të tjerët, është një moment i vështirë që ne kemi jetuar në raste të tjera”, ka thënë ai.

Mesfushori ka shtuar së thënuri se “futbolli dhe jeta i ka këto momente”.

Sa i takon golave të realizuar nga ai në Kupat e Botës, Iniesta ka realizuar vetëm një gol, i cili daton përpara tetë viteve.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *