Manchester United ka hapur bisedimet me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit Wayne Rooney. Tani ofertës së klubit londinez i është shtuar edhe mesfushori spanjoll, Huan Mata, për të cilin është thën[ që pas vajtjes së Murinjos se nuk preferohet nga portugezi. Siti Goal.com shkruan se marrëveshja mund të arrihet brenda dy ditëve. “Rooney po sillet si profesionist, mirëpo nuk e mban sekret dëshirën për t’u larguar”, thotë një burim. Murinjo dëshiron me çdo kusht një sulmues klasi dhe është i gatshëm të sakrifikojë mesfushorin spanjoll, një nga më të mirët e bluve në sezonin e kaluar.
