Studimi: Pas moshës 105 vjeç ulet rreziku nga vdekja

Ornela

Jetëgjatësia e njerëzve mund të rritet me kohën. Një studim i fundit pretendon se, pas moshës 105-vjeçare, rreziku i vdekjes te njerëzit ngadalësohet, e në disa raste ulet.

Shkrimi në revistën “Science” tregon se, maksimumi i caktuar i jetëgjatësisë nuk është mbërritur ende dhe ajo e njerëzve faktikisht po vjen në rritje.

Raporti i ri tregon se rreziku i vdekjes në moshën 50-vjeçare është 3 herë më i lartë sesa kur je 30 vjeç, por nëse kalon 105-vjetorin, ai bie me 50%. Që do të thotë, 50% më shumë mundësi për ta shtyrë edhe një tjetër vit.

Kaq janë mundësitë që ka gruaja më e vjetër e botës sot, një japoneze 117-vjeçare, për t’u bërë 118 vjeç.

Përpara shekullit të XIX, mesatarja e jetëgjatësisë luhatej te 30 dhe 40 vjeç. Por, avancimi i jashtëzakonshëm i mjekësisë dhe teknologjisë ka bërë që në vitin 2016 ajo të mbërrinte në 72.

Vendet e 100-vjeçarëve sot vazhdojnë të konsiderohen Japonia dhe Italia, e në të dyja rastet, faktorë kryesorë të këtij fenomeni konsiderohen dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • kur mbush 150 rreziku nga vdekja eshte pothuaj zero. Kam ca ne lagjen time qe kane lindur para Adamit dhe Eves e pas Sal Berishes.

    • mono ke të drejtë që me 150 vdekja rreduktohet,por po të arrish moshën 195 vjeç,nuk vdes më kurrë!!ky është një fakt shkencor,i vërtetuar katërciprisht!!adami pasi mbushi 195 vjeç,nuk pati më problem dhe jetoi 705 vjetë të tjera!!dikush thotë se shkoi në zvicër dhe bëri vetvrasje të asistuar dikush thotë se zoti e mori në parajsë dhe atje jeton i gjallë,dhe jo si shpirt!!
      sidoqoftë ky është një fakt që nuk e mohon dot askush!!shkenca nuk ka mundur ta vërtetojë,por as ta hedhë posht!!prandaj e ka pranuar ashtu si e thotë bibla!!
      këta janë fantastik mono!!
      pas 105 ulet rreziku nga vdekja!?
      e para sa arrijnë moshën 105??
      e dyta sa rrojnë pas moshës 105??
      pra mundësia e e moshës 50 vjeçare për të jetuar dhe 20 oase 50 vjet është shumë më e madhe se e moshës 105 vjeçare!!
      pasi ke mbrritur të 105sat,mundësinë e ke për të rrojtur nga 1 deri në 10 vjet,dhe në një gjëndjeeeeeeee!vari hajdarin!!
      të marrësh frymë,të vegjetosh,nuk do të thotë TË JETOSH!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *