Vetëm 8 vjeç dhe fillon universitetin

Leda Hysa

Një djalë i moshës tetë vjeçare po përgatitet që të fillojë universitetin.

Laurent Simons, nga Belgjika ka një koeficient inteligjencë prej 145 dhe e ka marrë diplomën e gjimnazit brenda 1 viti e gjysmë në një klasë me 18-vjeçarët.

Atij do ti duheshin  edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, por falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.

8-vjeçari thotë se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.

Koefiçenti  më i lartë i inteligjencës është 160 dhe këtë numër e ka arritur vetëm fizikanti Albert Ajnshtajn, ndërsa djaloshi 8-vjeçar ka një diference prej vetëm 15 pikësh nga personi që mban vendin e parë si më i zgjuari në botë.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Askush nuk matet te beje komente vetem e vetem nga disniveli me inteletkin e djaloshit fantastike.Te pakten ti urojn;edhe 100 vite ne shermbim te planetit Toke drejte universit te pa fund!

  • ha ha ha ha …….! Me kenaqe me humorin tend ! Muli e
    ka koficienti Zerooooooooopoooooo….ne infinit…..Thjesh-
    te nje veshgjat i Saliut e Lulit qe i hypin sa here u duhet.
    Idem strazimiret,vokshet,paloqet, alibeajt,bumcet ….., nje
    bande horrash e bribonesh, hajnash e kriminelesh me nje
    bylykbash myteberi……!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *