Negociatat, Balla: Jemi më pranë BE-së, Fleckenstein e tha qartë

DITA Online

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se Shqipëria sot është më pranë Europës.

Në një postim në ‘Facebook’, Balla shkruan se këtë nuk e thotë qeveria shqiptare, por e thonë miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, që sot janë më shumë se kurrë më pranë në historinë tonë të vjetër e të re.

Sipas tij, Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, që sot vizitoi vendin tonë, e tha qartë se e rëndësishme në rrugën e integrimit është bashkëpunimi dhe jo bllokimi.

Postimi i Ballës:

Për të gjithë ata që nuk duan të shohin e nuk duan të dëgjojnë, ose lajmin e mirë duan ta bëjnë lajm të keq, Shqipëria sot është më pranë Europës. Këtë nuk e them unë, as Qeveria, por e thonë miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, që sot janë më shumë se kurrë më pranë në historinë tonë të vjetër dhe të re.

Sot Shqipërinë e vizitoi raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili foli për vendimin pozitiv të Këshillit, për mbështetjen e madhe që Shqipëria ka nga 6 grupet më të mëdha politike në PE, të majtë e të djathtë, të qendrës, konservatorë apo të gjelbërt, për mbështetjen e plotë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe të koalicionit të madh gjerman; dhe se Europa vlerëson reformat dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria deri më tani. Raporteri për Shqipërinë Fleckenstein e tha qartë se e rëndësishme në këtë rrugë të gjatë që kemi ndërmarrë është që të bashkëpunohet dhe jo të bllokohet. Ai gjithashtu apeloi që në vend duhet një frymë bashkëpunuese politike dhe jo një opozitë që bojkoton, por që mbështet reformat.

Në një takim ku fokusi ishte diskutimi mbi konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian për çështjet e përgjithshme mbi zgjerimin, pata rastin të falenderoja edhe njëherë grupet e mëdha politike në PE, e në mënyrë të veçantë Partinë Popullore Europiane dhe Presidentin e saj Josef Daul, të cilat vendosën të mbështesin hapur vlerësimin për Shqipërinë, pa marrë në konsideratë se çfarë i`u kërkonte nga Tirana simotra e tyre. Raporti i Këshillit thotë qartë që nuk duhet të ketë tentativa për bojkot dhe duhet të ketë një frymë bashkëpunimi, gjë që në politikën tonë mungon, pasi opozita nuk njeh aletrenativa të tjera veç bojkotit dhe rrëmujës.

Është shumë e rëndësishme që përtej pritshmërive tona, Shqipëria ka marrë një PO, ka marrë një datë dhe ka filluar menjëherë punën parapërgatitore. Në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë kemi marrë datën, kemi marrë dhe një punë parapërgatitore, e cila nuk mund të zgjasë më shumë sesa 12 muaj nga sot.

Ndërkohë që Luli dhe kasta e aktorëve të tij të SHQUP-it vazhdojnë të thonë që negociatat nuk janë hapur, ne kemi filluar punën parapërgatitore, ku takimi i parë është vetëm pas disa ditësh. Pra jemi në një rrugë të mbarë me plot sfida dhe detyrime. Edhe Kuvendi ka detyrat e veta, të cilat jemi gati t’i kryejmë së bashku me opozitën, por sipas modelit gjerman, duke i mbajtur divergjencat mes njëri- tjetrit këtu, e jo duke i eksportuar si baltë kundër Shqipërisë në Bruksel, Berlin e gjetkë.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ah, sikur këto që thua t’i besoje, më së paku, vetë ti, more palaço që as kuqesh as verdhesh! Si s’thatë njëherë të vërtetën, o fëlliqësira të ndyra! Gënjeni për hapjen e bisedimeve ditën me diell – të gjithë e dinë që hapja e tyre ishte lënë për në 28 qershor 2018, jo në 2019, e ti këput broçkulla se qenkemi më pranë Europës – rrëmbeni tokë publike për t’ia dhënë privatit me ligje më të shpifura se 449-a i 30 marsit 2017, zgjidhni njëzëri president hajdutin me bllok në dorë…. E ç’t’ju numërojë më parë njeriu juve, moj mortje të liga…

  • Oh edhe daul nuk te paska treguar asgje per qendrimet e shefit te grupit te tij ne France Laurent Wauqiez?
    Atehere shko lexo pak ne shtypin franceze ,se positionet e Wauqiezse jane gati ato te marine lepenit per sa i perket zgerimit edhe pranimit te shqiperise…
    Imagjinoni kur nje socialist si Collomb eshte kunder Shqiperise, se nje i djathte si wauqiez do jete pro?
    Pffff, si nuk u lodhet me rrenat e juaja…

  • po nuk eshte dakord me ty sypordha dhe dhembecakallja kejdi se deputetet para se te vendosin per negociatat duhet ti marrin mendim kesaj shore qe ka nje eksperience te madhe pune sidomos ne organizimin e haremit veror te Jales…..

  • Z. Balla do te ishte mire ta anashkalonit kete ceshtjen e
    negociatave sepse eshte bere boze,nje kale beteje si ajo
    e Pirros se Epirit, i cili pad shume betejash dhe shume
    fitoresh e ne fund humbje te tmerreshm vdiq nga nje tulle
    e hedhur nga dikush ,nuk dihet me dashje apo pa dashje
    por qe nga kjo tulle gjeti vdekjen…..! Le te presim deri ne
    Qershorin e ardheshem sepse deri atehere ka rrjedhur shume uje dhe shqiptaret megjithese thone kane memo-
    rie te dobet prap se prap nuk harrojne por i ka zene rrota
    bishtin me ish-pushtetaret qe kane mbledhur te gjithe ker-
    cunjt e Shqiperise per t’ja vene nen rrota juve qe jeni ne
    pushtet dhe per te qene bashkpunues me te verteten
    opozita tra-la-la, ia ka arritur te sabotoje e pengoje maksi-
    malisht ecjen perpara ne Reformen ne Drejtesi dhe Ve-
    ttingun. Jini me te hapur para popullit qe iu ka besuar pushtetin.,,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *