“Kosova është çështje aktuale për Serbinë, por jo më e rëndësishmja”

Dita

Johannes Hahn ka porositur autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme që do t’i sigurojë atyre përparimin e vendit në rrugën e integrimit në BE.

“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit është në zemër të negociatave me BE-në”, tha komisioneri për Fqinjësinë Europiane.

Ai u shpreh më tutje se sundimi i ligjit është faktor, që përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE.

“Por, gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve”, vijoi së thënuri Hahn.

Porositja e autoriteteve serbe ka ardhur fill pas takimit që Hahn pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *