Harry Kane është Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i Anglisë, sipas Jamie Redknapp.
Pasi ka shkëlqyer në vitet e fundit te Tottenham, duke fituar dy herë Këpucën e Artë, 24-vjeçari tani konsiderohet si lideri i përfaqësueses angleze.
Greth Southgate i ka dhënë shiritin e kapitenit, dhe Redknapp pret që ai të udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës.
“Ai është Messi, apo Ronaldo ynë. Ai është lideri ynë, personi që do të mbështetemi sa herë që do të na duhet një gol.
Ai ka arritur një tjetër nivel. Nuk vetëm aq por të gjithë mendojnë se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe vetëm mund të përmirësohet.”
a.s/dita
