Federata e Futbollit të Zvicrës: Ndal pyetjeve për “shqiponjën”

Dita

Në prag të përballjes mes skuadrës së Zvicrës dhe Suedisë, provokimet nga ana e lojtarit suedez Lustig për Granit Xhakën nuk mungojnë.

Ai është shprehur se do të dëshironte që futbollisti me origjinë kosovare të largohej nga fusha me karton të kuq, por kjo deklaratë e tij nuk ka ngelur pa një kundërpërgjigje.

Xhaka ka thënë se “nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto”. Ai shtoi së thënuri se “kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”.

Graniti u pyet nga gazetarët edhe për faktin nëse do të festonte sërish me simbolin e shqiponjës, në rast se do të realizonte ndonjë gol në ndeshjen e pritur, por futbollisti i Arsenalit i devijoi pyetjes së bërë.

Në konferencën e shtypit më pas ndërhyri një përfaqësues i Federatës së Futbollit të Zvicrës, i cili tha se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen.

Fill pas ndërhyrjes së përfaqësuesit në fjalë, Xhaka u pyet mbi penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë.

“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave, por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Jane ftohur ne b!the the gjithe!
    Si i mohon tjetrit te DREJTEN te shprehe identitetin e vete kombetar?!
    Po shqip a i lejohet te flase pa marre ndonje gjobe nga FIFA?!

  • Syndrome raciste ne bote eshte shkruaj ne simbol… Neve,keta gjynaqare, n’a vijne relation e i képi perfund ne tema te tilla KRENARIE e figurash kombetaresh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *