Pas zgjedhjes së presidentit të ri të Meksikës, CNN ka publikuar një artikull përmes së cilit paralajmërohen lexuesit e saj për një marrëdhënie të re SHBA-Meksikë.
I zgjedhuri i meksikanëve ka qenë Andres Manuel Lopez Obrador.
Ai ka fituar votat pikërisht për platformën dhe qëndrimin e tij të majtë, brenda së cilës gjenden edhe kritikat jo të pakta që ai ka shfaqur ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
I njohur me inicialet “AMLO”, Obrador do të marrë detyrën nga presidenti aktual Enrique Pena Nieto më 1 dhjetor.
Ai është zotuar se do të luftojë për popullin meksikan varfërinë, dhunën dhe korrupsionin.
s.a/dita
