Studim: Meshkujt me variant të veçantë në kromozome rrezikojnë sëmundjen e arterieve koronare

Dita

Meshkujt me një variant të veçantë në kromozomet e tyre Y kishin një rrezik në rritje prej 50 % të sëmundjes së arterieve koronare (CAD), krahasuar me meshkujt pa këtë variant.

Është zbuluar se meshkujt me këtë variant të veçantë kanë një rrezik më të lartë të kësaj sëmundjeje, në krahasim me faktorët e tjerë të rrezikues kardiovaskularë, tek të cilët përfshihen: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, mosha, indeksi i masës trupore, diabeti, duhani, konsumi i alkoolit, si dhe qarkullimi i proteinave C-reaktive që shkaktojnë inflamacionin.

Të dhënat e mëtejshme treguan se efekti mbi rrezikun e sëmundjes së sipërpërmendur ka më shumë gjasa që të ndërmjetësohet përmes përgjigjes imune.

Dr. Virginia Miller e Klinikës Mayo ka komentuar se “do të ishte interesante për të ekzaminuar rrezikun individual të meshkujve të sëmundjes së arterieve koronare, sikundër duke realizuar pyetjet: A ka patur mamaja një atak zemre përpara moshës 60-vjeçare? A ka patur babai atak zemre përpara moshës 60-vjeçare? ”

Ajo e ka mbyllur komentin e saj duke thënë se “të dyja sekset kanë rëndësi në trashëgiminë e sëmundjes së arterieve koronare.”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *