Pas ditëve me shi, tashmë i ka ardhur koha ditëve me diell.
Sipas MeteoAlb, ditën e sotme vijon dominimi i motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë deri në orët e vona të pasdites, kur sërish vranësira lokale do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore por mundësia për shira në këto zona është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, ndërsa maksimumi në shumë qytete të Shqipërisë do shënojë 34 – 35°C.
Era do fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi vijon i ulët.
l.h/ dita
