Një histori të frikshme ka përjetuar një 37-vjeçare e cila pasi është zgjuar ka parë se gjithë trupi i saj është mbuluar nga hematoma ngjyrë lejla sikur të gjitha venat e gjakut t’i kishin plasur nën lëkurë.
Kjo është historia e Thea Wilson, e cila pasi e pa veten në këtë gjendje nuk dinte se ç’shpjegim t’i jepte.
“Nuk kisha asnjë ide se pse më ishin shfaqur ato plagë” tha Wilson për “Mirror”. “Shenjat ishin të mëdha në ngjyrë vjollcë dhe gjendeshin kudo në sipërfaqen e lëkurës sime”
Kur 37 vjeçarja pa që shenjat të cilat nuk i shkaktonin dhimbje nuk po zhdukeshin, shkoi menjëherë për një kontroll shëndetësor, vizitë që i shpëtoi jetën të resë.
Mjekët, të cilët i thanë fillimisht se kishte një çrregullim të trombociteve të gjakut, gabuan! Pas disa analizave të tjera ata mësuan se ishte një formë e rrallë e leuçemisë, ajo që i kishte shkaktuar këto shenja. Një sëmundje që prek 1 në çdo 250,000 njerëz (në SHBA).
Megjithatë mjekët i shpjeguan se kjo mund të ishte shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës B12, K, apo C, roli i së cilave lidhet me koagulimin e gjakut, sintetizimin e kolagjenit etj.
Diabeti gjithashtu mund të çrregullojë qarkullimin e gjakut, gjendje e cila favorizon shfaqjen e njollave dhe nga goditja më e lehtë.
l.h/ dita
