Rreth 55% e gjermanëve të intervistuar mbështesin politikën e kancelares gjermane, Angela Merkel mbi emigrantët dhe mënyrën se si ajo e menaxhoi këtë çështje duke kërkuar mbështetje në Europë, sipas një sondazhi të botuar sot në gazetën më të shitur gjermane ”Bild”.
Rreth 28% e të anketuarve janë në favor të mbylljes së kufijve për emigrantët e regjistruar në vendet e tjera të BE-së deri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, siç kërkohet në një moment të dytë nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.
Vetëm 15% e gjermanëve të intervistuar janë kundër marrëveshjeve europiane.
a.s/dita
