Minatorët e Korçës në protestë: Të miratohet statusi, pensionet s’na dalin as për ilaçe

Leda Hysa

Minatorët e Korçës kanë dalë sot në protestë para Prefekturës për statusin.

Ata kanë deklaruar se janë në kushte të vështira dhe se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe.

Prej 91-shit nuk po marrim statusin. Qeveria të na japë të drejtat që na takojnë. Pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi bërë punë të vështirë. Shteti na ka lënë pas dore. Do vijojmë protestat deri sa të gjejmë zgjidhje. Arroganca e qeverisë është e papranueshme. Shteti na ka shpallur luftë, nuk po na përkrah në kërkesat tona. Kemi punuar nëntokë për dekada. Pensioni është qesharak”, kanë thënë minatorët.

Janë mbi 3 mijë minatorë në Qarkun e Korçës që presin të marrin statusin. Edhe në Tiranë minatorët dhe sindikatat e minatorëve kanë protestuar për të njëjtën arsye duke kërkuar statusin.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *