Regjistrohen dëmet e para nga tërmeti

Leda Hysa

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.

Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Shoke po raportoni edhe demet e zyrave te Kuvendit, demet e fasades se Ministrise se Bujqesise!
    A duhet te vazhdojne nepunesit punen aty? Perse kur vjen puna per teatrin ken gjithe ate hexhele, kurse tani as qe e vini ujin ne zjarr. Aaa jo keshtu shoke!
    Ua kam thene une qe natyra ka sensin e humorit dhe eshte pikerisht ajo qe po i nxjerr zbuluar brockullat e rilindjoteve. Mjaftoi nje termet, jo nipcja i Cetit, qe tu mbylle gojen llapaqeneve rilindjote qe nuk pushojne me prezencializmin mediatik cdo minute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *