A është e gjithë opozita esadiste

Ornela

Bedri Islami

Nga mesi i muajit maj dhe deri në fundin e qershorit vendi ka pasur ndoshta periudhën më të ngarkuar politike, të cilat përcollën një elektricitet të lartë të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës dhe përballjen e dy qëndrimeve të kundërta për njërin ndër problemet më madhore: hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Opozita, dhe këtu e kam fjalën për lidershipin e saj, që nga më radikalët, si Basha, Berisha dhe rrethinat e tyre përmblodhën të gjithë energjitë, bile i shumëfishuan, që vendit të tyre, për inat të pozitës, të mos i hapet drita jeshile, duke e trajtuar të gjithë këtë si një luftë kërcënuese, e cila mori përmasa të habitshme.

Krerët e opozitës, ndërsa përbetoheshin me zë të ulët se ishin për hapjen e negociatave, me zë të lartë, nganjëherë të çjerrur, lëvizën levat, miqësitë, hatërmbetjet, krushqitë, nënshtetësitë, njohjet e vjetra të tipit Pack dhe njohjet e reja të llojit Krishbaum, që kjo të mos bëhet.

Një gëzim i egër përhapej në të gjithë qenien e tyre kur parlamentarë të ndryshëm, kushdo të ishin, deklaronin se Shqipëria ende nuk ishte pjekur sa e si duhet për të qenë pjesë e hapjes së një lidhjeje të re dhe sillnin në ndihmë çka ishte e mundur në mentalitetin e tyre për të bërë më të sterrosur çdo ecuri, fenomen e përpjekje të qeverisë.

Në pak javë, me një intensitet që rritej në progresion gjeometrik, bënë çfarë ishte e mundur të bëhej për të nxjerrë në një dritë, herë pas here, krejt tjetër, një shtet, në rrënimin e të cilit ata kishin pjesën më të madhe.

Thirrën në ndihmë të gjithë aleatët, realë dhe të sajuar; aktivizuan të gjitha ngjarjet, të reja dhe të vjetra, shantazhuan shtetin në të gjitha strukturat; iu drejtuan të gjithë shteteve me të gjitha mënyrat e mundshme, ku më i përdorshmi ishte fb-u; dhe, kur të gjitha nuk mjaftonin, sajuan krijesën më qesharake politike të mundshme, të njohur tashmë me emrin Babale, i cili ka hyrë në terminologjinë e politikës shqiptare si një precedent i thirrjes në ndihmë edhe të një trafikanti, duke i premtuar parajsën, për të ngritur stuhinë e tyre në një gotë që mund të përmbysej.

Bënë gjëra të pashembullta: krijesën e tyre e paraqitën si fakt, si ndodhi me rastin Xhafaj, të cilin pastaj ia përcollën të gjithë parlamentarëve dhe parlamenteve që kishin një adresë online; risollën në kohë çështjen e vëllait të ministrit të brendshëm, megjithëse ata vetë kishin qenë në pushtet kur gjithçka kishte ndodhur; ngritën frontin kundër përfaqësimit diplomatik në Shqipëri; dhe, megjithëse qeveria kishte dhe vazhdon të ketë një lumë të harbuar me të meta që mund të ishin kauza e tyre, asgjë nuk i hyri në sy.

Asnjë alibi nuk e ndryshon këtë.

Të gjitha këto, në mllefin apo inatin e moshapjes në një ditë të caktuar të vitit 2018, por një vit më pas, përmes detyrave, e shtynë shefin e qeverisë, që është edhe shefi i partisë më të madhe në vend, Edi Rama, që, disa herë, si një bindje të tij të rrënjosur, të deklaronte se opozita e sotme është esadiste.

Termi esadist në politikën tonë është i njësuar me nocionin e tradhtisë ndaj atdheut, shitjen e tij, me vendosjen e dëshirës për sundim mbi aspiratat e mëvetësisë.

Sado që mund të bëhen përpjekje për ndryshimin e këtij nocioni dhe sado libra mund të botohen për ndryshimin e kësaj rrjedhe,  kjo do të mbetet.

Nuk është një mbetje nga koha e komunizmit, por shumë më e hershme, e lindur që më parë se rrethimi i Shkodrës në vitin 1912, e thelluar më pas në vitet e prapështa, deri në mbylljen e saj përmes një akti tjetër, i cili, në kohën e tij dhe në paskohë e tij quhej heroik, por që tani, nga një lëvizje ndryshuese e së të vërtetës, disa zëra e quajnë edhe terrorist.

Edi Rama, në diskurset e tij, nganjëherë shumë të ashpra, duke e radhitur të gjithë opozitën si një lëvizje esadiste, pra si një lëvizje kundër interesave të vendit, për të mos shkuar më tej, nuk besoj se e ka pasur për të gjithë atë forcë që quhet opozitë, e cila, sado që mund të jetë nën diktatin e një lidershipi me tendenca dhe lidhje esadiste, përsëri nuk mund të njësohet i gjithi nën kapelën e liderëve.

Opozita, si nocion dhe si përbërje, është shumë më e gjerë, shumë më e denjë dhe më e thellë se sa lëvizjet e shpërfytyruara të elitës së saj, që në fakt nuk është elitë e zgjedhur nga mendimi, por nga forca e diktati i një njeriu të vetëm, që, herë pas here, këndon me dy zëra ose shfaqet në dy zëra: njëri i ashpër, i pakontrolluar dhe tjetri më tinëzar, i lehtë dhe që nuk merret në konsideratë as nga ata që ka në kuzhinën e tij.

Kam shumë miq që janë pjesë e opozitës së sotme shqiptare. Kam miq edhe tek opozita e madhe, që quhet PD ose shqupistët, ashtu si kam miq edhe tek opozita e vogël, që sa vjen e egërsohet marramendshëm budallshëm, ose LSI.

Ne jetojmë në një vend, kemi bërë shkolla të përbashkëta, kemi dhënë e kemi marrë miqësi , jemi njohur prej viteve ose tani , së voni, por kjo nuk e bën as pozitën më atdhetare e as opozitën më të shitur.

Të qenurit pjesë e një force politike nuk të jep dëshminë se domosdo do të jesh atdhetar, ose, në të kundërt , patjetër do të jesh i shitur.

Pjesë të kësaj opozite e kanë votuar shumicën e sotme qeverisëse në vitin 2013 e ndoshta edhe një vit më parë. Pjesë e kësaj opozite, të pakënaqur nga lidershipi i tyre, jo thjeshtë e vetëm se hoqi disa figura nga listat e deputetëve, por në radhë të parë nga mungesa e vizionit, ideve dhe paraqitjes së saj përmes disa figurinave të dalë boje, abstenoi në zgjedhjet e fundit, u tërhoq, pikërisht se nuk donte të bëhej pjesë e një llumi politik, që po shkonte drejt një lëvizje politike esadiste.

Në një vit prove që është para, deri në qershorin e vitit 2019, dritat jeshile për të cilin duken të hapura, nuk mund të sjellë hapjen e negociatave nëse në mendësinë e pushtetit se kemi përballë vetes një opozitë të tërë esadiste.

Shumica qeverisëse duhet të ketë në vetëdijen e saj politike se afrimi është një domosdoshmëri dhe jo largimi; se përmes ridimensionimit të politikës së saj njerëzit mund ta ndjejnë veten pjesë të reformave, që do të thotë pjesë e ndërtimit të shtetit; ajo duhet të gjejë urat për të patur një mendim të përbashkët edhe me ata që sot kanë heshtur, duke krijuar një ndasi mes asaj pjese të opozitës që edhe këtë vit do të përpiqet të hedhë në erë të gjitha urat e përbashkëta dhe, tjetrës, që është e gatshme për të patur edhe më shumë ura të tilla.

Ndoshta mund të duket e parakohshme dhe të tingëllojë jashtë momentit ideja e krijimit të një politike të përbashkët integrimi, nëse jo përmes lidershipit opozitar, me mendjet e duhura të opozitës dhe, duke krijuar një stabiliment më të fuqishëm politik për integrimin, të gjejë mundësinë dhe rrugët që kjo pjesë e opozitës, e menduar dhe e lexuar, atdhetare dhe e denjë, të jetë pjesë e saj.

Është një vit prove, i cili tani ka një cak. Një cak të qartë, të datuar, që më shumë se sa të thërrasësh për fitore, të josh për punë.

Për njerëzit e zakonshëm, në cilëndo anë të jetë mendimi i tyre politik, kjo është e rëndësishme.

Qeveria duhet ta kuptojë këtë.

Është koha e paqëtimit mes saj dhe asaj pjese të opozitës që nuk mendon për pushtet, por për shtet.

Share This Article
19 Comments
  • Te nderuarit Bedri Islami i sygjeroj qe ne ndonje teme tjeter te shkruaj, e jo a eshte e gjithe opozita esadiste.
    Kjo opozite edhe bajgen e ben torte, por edhe kjo pozite inerte nuk iu tregon se jane bajge.
    Te nje mendimi jemi, thaja ne te gjitha paraqitjet tuaja, ngjajshem sikur dikure qe mundoheshim t’i bindnim shqiptaret e diaspores se pa luftuar clirim nuk ka.

  • PO ‘PUSHTETIN E KATERT’ QE NE BOTE QUHET MEDIJA APO INFORMACION KU E FUT O ISLAMIKU BEDRI:
    -Ne 20 perqindeshin e ‘shumices’ se Edvinit
    -Ne 11 perqindeshin e ‘opoziQIse’ se lul bytheQIrit
    -Ne 6 perqind te Mones qe nuk i dallohet goja nga gryka e çizmes…
    Ky nuk eshte informacion i lire i pa varur e profesionist ne sherbim te Popullit po informazion FEV ZI ne sherbim te krereve te krimit e korrupsiont kur me idjotesi flet per ‘opoxite’ e qUrravi….

  • Islami bedri eshte normal,qe te perdor termin,njesoj si rama, esadist dhe jo haxhiqamilist,qe i perfaqeson ata ashtu sic dhe jane.,
    Islami e justifikon kete ,me formimin gjenetik,kurse rama si erdogan-dylber,vazhdon te jete i vetburgosur ne haremin e tij.

    • Po ti moj Vasiliqi e Janulles. E ke pyetur tet eme nga e ke prejardhjen??? A e ke mesuar se luftetaret egjiptiane u dynden te paret ne ato treva dhe lane edhe pasardhes muti si ty o vasiliqi kurvicka.

      • Ahere stergjyshi tend i ketyre aneve, mbylli syte,kur e shoqja u shtri ne jatakun e Babe dushmanit,produkt i ketij bashkimi je dhe ti si specie bastarde,
        Ne te njejten kohe lloji i te pareve te tu, ndryshuan dhe shiten atdhe dhe fe,ne kembim te kockave te hedhura nga dushmani,si poste dhe prona si dhe kobure,keshtu shqiptaret qe mbeten hqiptare,ju ben dy dushmane,ku ai vendas i denatyruar,me i eger se dhe vet dushmani aziatik.
        Mire ahere u denatyruat per interesa perverse,por tani qe dushmani i eger ka mbi nje shekull qe ka ikur,ju jeni shtritur tere kenaqesi ne haremet e tij.
        Nje perversitet i pashoq ne historine boterore,qe te rishtrihesh perseri i ngasheruer per HAJDARIN e dushmanit te Anadollit.
        YYYYY SIKTER!!!

  • “ESADIZMI” ESHTE TERM ENVERIST I KOHES SE QEPES TE PARTISE SE PUNES

    prandaj:

    U perdor me gezim te madh ne deklaraten e tij nga “PARTIZANI” i Enverit, Edi Rama per te perqeshur opoziten shqyptare,

    prandaj:

    Po perdoret ne kete dacibao groteske te gazetarise dallkauke nga spiuni i Sigurimit te Enverit Bedri Islami.

    Te perdoresh Esad Pashen me terminologjine e shpifur te Enver Hoxhes tregon jo vetem qe Shqypnia nuk meriton te antarsohet ne BE, por deshmon me shume me prapambetjen ne botkuptimin ideologjik te BOSAVE qe drejtojne Shqypnine qe po kerkon te behet pjese e Demokracise Perendimore nga njera ane dhe nga ana tjeter ruan me fanatizem dhe perdor per propagande klishete demagogjike te krijuara ne bodrumet e KQ te PPSH nga kalemxhinjte e Enverit dhe me porosi te tij sic eshte edhe rasti me Kryeministrin shqyptar Esad Pashe Toptani, i mire apo i keq ashtu sic ishte, por qe kur e sulmoi me topa nga deti Austrohungaria dhe i prishi te gjitha sarajet e tij ne Durres i riparoi ato me lekat e veta dhe jo me buxhetin e shtetit.

    KUSH KRYEMINISTER SOT DO TA BENTE NJE GJE TE TILLE?

    Nga ana tjeter te cilesosh Esad Pashen badiava pa argumenta historike te mirefillta vetem sepse keshtu e ka cilesuar historia enveriste, para te cilesosh nje Kryeminister shqyptar te Kohes se Qepes te fillimit te shek. te 20-te, si TRADHETAR te interesave te Shqypnise kur ti vete pa piken e turpit dhe te moralit qytetar e ke shitur disa here Vatanin jo para 100 vjetesh ne Kohen e Qepes te Xhonturqve, por pikerisht sot:

    EDHE ME ARMET KIMIKE TE ASADIT

    EDHE ME PLEHRAT E MAFIES ITALIANE

    EDHE ME TALEBANET E ISISIT

    EDHE NE PAZARET GREKE ME DETIN

    Ky eshte kulmi i hipokrizise dhe i mashtrimit mafioz per interesat e pushtetit personal te nje Kryeministri qe nuk di te organizoje prodhimin e ndershem kombetar, por qe ka mbuluar Vatanin me kanabis dhe e ka bere Shqypnine si nje depo droge qe i ka futur friken Evropes dhe Botes dhe kerkon me lekat e droges te bleje lobime ne emisaret e BE-se qe jane shumica agjente dhe spiune te KGB-se sovjetike te Putinit.

    PO PSE ME EDI DROGEN DHE MINISTRAT E TIJ SI KAPOBANDA MAFIOZE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE O AMORALI BEDRI ISLAMI?

    Po pse me gerdallen e Enverit, Gramoz Ruci dhe me hetuesin gjakatar, Fatmir Xhafaj do te shkosh ti ne BE o Bedri Islami?

    apo:

    Me Like Floririn si President i Turpit dhe Rezilit te Shqypnise ne syte e Botes qe e pane te gjithe si vidhte ryshfetin pushtetar me tefter ne dore dhe qe e ka sekretarin e tij personal ne burg federal ne SHBA dhe qe askush nga Bota e Civilizuar nuk e ka ftuar asnjehere qofte edhe per nje vizite kortezie?

    KUJT I TREGON PERRALLA ME PATRIOTIZEM FALS O BEDRI ISLAMI?

    sepse:

    Ne ka antishqyptar me te madh, ai eshte Edvin Karagjozi, servili dhe lakei i Geroge Sorosit dhe fanatiku i Enverit, qe sa me shume te rije ne pushtet aq me shume largohet Shqypnia nga BE-ja dhe Bota Demokratike, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit

    sepse:

    SHQYPNIA ME EDVIN DROGEN KURRE NUK KA PER TE HYRE NE BE

    prandaj:

    Mbylle kapitullin me DACIBAOT AMORALE o fanatiku Bedri Islami, pasi nuk i sjellin asgje te mire Shqypnise!

  • Mos more intelektuhale. Mos kemi harruar ta bejme Esadin hero kombetar o te lerrofsha te katermbedhje brezat. O vemje qe historia ju ka damkosur me vulen e turpit dhe te tradhtise. Po ku ka turp soji yt i shkerdhyer. Ju vetem keni vegjetuar si miza ne bythe te kalit. Shporru o felliqesire e blogut.

    • Po ti me BYTHE do ta besh debatin ne kete forum te nerum te gazetes DITA?

      sepse:

      Keshtu me BYTHEN e pederastit e ka shkruar historine Enveri qe ja nguli aq thelle sklleverve te tij sa qe nuk i ka dale akoma mashtrimi nga truni i fishkur i skllavit budalla si puna jote

      prandaj:

      Laje gojen e qelbur te fanatikut debil me kolinoz para se te zesh intelektualin,

      sepse:

      Nuk po i ben avokatin askush Esad Pashes, por po te krahasohet ai si Kryeminister me Edvin Drogen do te ishte si:

      ENGJELLI ME DJALLIN

      • O Intelektualeshi duhet patjeter te jesh pasardhes i tradhetarit Esat Toptani dhe sa per riparimet me leket e tij te zyrave ato ishin pagesat e serbeve per sherbimet e kryera ndaj tyre.Tradhetari mbetet i tille deri ne shtate breza ti je i dyti pra intelektualeshet e tjere do te vjellin akoma “embelsiren” e serbeve te ngrene nga stergjyshi i tyre .Plehra te pariciklueshme.

  • Perrallat e Bedros per opozita Esadiste nuk mbulojne dot realitetin me nje qeveri SADISTE qe qeveris prej 5 vjetesh duke varferuar shqiptaret pa dallim feje, krahine bile dhe ideje qofshin ato dhe socialiste.

  • ANALIZE E MIRE PER TI MBUSHUR MENDJEN BERISHISTEVE SE EDHE KM RAMA KA PERGJEGJESI PER TE BER BISHT SOPATE NJE DRU ME GUNGE-NYJE SI KURRIZI GAMILES.SHUME GERE TE KAM PERGEZUAR PER ANALIZAT QE BEN NE D I T A.POR JU E DINI ME MIRE SE KUSHDO SE SALIUN E PD EDHE TA MBASH DITE-NATE NE SHPINE AI PRAP DO SHPIF E ULURIJE KUNDER PS DHE VENDIT TE TIJ SA TE JET RAMA KM I VENDIT.SE AI DO VEREM PUSHTETIN ME ÇDO ÇMIM DERI SA TE JET GJALLE DHE NE POLITIKE.TE GJITHA I KENI MIRE PER TE MIREN E POPULLIT KUR OPOZITA HA PYKA DHE JEP ALTERNATIVA PER MIREQEVERISJE.
    VETEM NJE GJE MENDOJ TE SHTOJ.KUR BE DHE SHBA MBESHTESIN HAPJEN E NEGICIATAVE NE QERSHOR-2019 PA KUSHTE TE TJERA,PSE ND/KOMBETARET E 4 KONTINENTEVE EDHE KETE HERE NUK THON SE FAIN E KA PD..SIC JU THA PARA ZGJEDHHEVE 2917:”FUTUNI NE ZGJEDHJE E MIRATONI VETINGUN…NDRYSHE PS DO TE FUTET NE ZGJEDJE PA OPOZITEN DHE ZGJEDHJET DO TE QUHEN TE VLEFSHEME..”.!!!
    EDHE NE VITIN QE VJEN PD KETE NENDIM DO TE KET TE CILIN E KA SHPREHUR QE TANIME.NDAJ PD ESHTE KREJT ESADISTE DHE JO VETEM SALIU E LULI,NDRYSHE DO ISHTE E KEQA ME E VOGEL.KJO PARTI (PD )KA RRESHQITUR NE BERISHIZEM,NE NJE PARTI ANARSHISTE,FASHISTE,HAJDUTE E VRASTARE SI E VETMJA NE BOTE QE NE 28 VITE NUK KA BERE ASNJE GJE TE MIRE PER VENDIN E VET.PERKUNDEAZI KA SHKATERRUAR VENDIN E VRARE MBI 6000 NJERZ TE PAFAJSHEM DUKE FILLUAR QE NGA 2 PRILLI NE SHKODER E DERI S.OLLDASHI.JANE MBI 65 KRIME QE KA BERE SB DHE 15 TE TILLA JA CITON IZET HAXHIA QE GAZETA D I T A DHE JU I ZBERTHEN BRINJET NJE-E-NGA-NJE..!

  • ANALIZE E MIRE PER TI MBUSHUR MENDJEN BERISHISTEVE SE EDHE KM RAMA KA PERGJEGJESI PER TE BER BISHT SOPATE NJE DRU ME GUNGE-NYJE SI KURRIZI GAMILES.SHUME GERE TE KAM PERGEZUAR PER ANALIZAT QE BEN NE D I T A.POR JU E DINI ME MIRE SE KUSHDO SE SALIUN E PD EDHE TA MBASH DITE-NATE NE SHPINE AI PRAP DO SHPIF E ULURIJE KUNDER PS DHE VENDIT TE TIJ SA TE JET RAMA KM I VENDIT.SE AI DO VEREM PUSHTETIN ME ÇDO ÇMIM DERI SA TE JET GJALLE DHE NE POLITIKE.TE GJITHA I KENI MIRE PER TE MIREN E POPULLIT KUR OPOZITA HA PYKA DHE JEP ALTERNATIVA PER MIREQEVERISJE.
    VETEM NJE GJE MENDOJ TE SHTOJ.KUR BE DHE SHBA MBESHTESIN HAPJEN E NEGICIATAVE NE QERSHOR-2019 PA KUSHTE TE TJERA,PSE ND/KOMBETARET E 4 KONTINENTEVE EDHE KETE HERE NUK THON SE FAIN E KA PD..SIC JU THA PARA ZGJEDHHEVE 2917:”FUTUNI NE ZGJEDHJE E MIRATONI VETINGUN…NDRYSHE PS DO TE FUTET NE ZGJEDJE PA OPOZITEN DHE ZGJEDHJET DO TE QUHEN TE VLEFSHEME..”.!!!
    EDHE NE VITIN QE VJEN PD KETE NENDIM DO TE KET TE CILIN E KA SHPREHUR QE TANIME.NDAJ PD ESHTE KREJT ESADISTE DHE JO VETEM SALIU E LULI,NDRYSHE DO ISHTE E KEQA ME E VOGEL.KJO PARTI (PD )KA RRESHQITUR NE BERISHIZEM,NE NJE PARTI ANARSHISTE,FASHISTE,HAJDUTE E VRASTARE SI E VETMJA NE BOTE QE NE 28 VITE NUK KA BERE ASNJE GJE TE MIRE PER VENDIN E VET.PERKUNDEAZI KA SHKATERRUAR VENDIN E VRARE MBI 6000 NJERZ TE PAFAJSHEM DUKE FILLUAR QE NGA 2 PRILLI NE SHKODER E DERI S.OLLDASHI.JANE MBI 65 KRIME QE KA BERE SB DHE 15 TE TILLA JA CITON IZET HAXHIA QE GAZETA D I T A DHE JU I ZBERTHEN BRINJET NJE-E-NGA-NJE..!
    KA ARDHUR KOHA QE PD TE REFORMOHET PA SB E LB.NDRYSHE PD NUK VJEN KURRE NE PUSHTET DHE VENDI NUK FUTET KURRE NE BE.

  • Populli po ha buke te ngjyrosur te rrezikshme per shendetin. Deri aty ka vajtur poshtersiae kesaj (opozite apo qeverie?), te buka e gojes…
    Ti Bedri di gje te na thuash po per kete kush e ka fajin Saliu apo Ramiu?
    Vetem pergjigju vete mos perdor tellalle idiote qe kane mut ne vend te trurit.

  • Me vjen keq por shume komentuese nuk jane ne gjendje te kuptojne se cfar ke ndodhur dhe cfare ndodh ne Shqiperi! Disa jane te shitur disa jane vete krimi!Esad Pasha nuk u be tradhetar ne kohen e Enverit! Lexoni historine! Ballistet dhe zogistet nuk u bene tradhetare nga enveri! U arratisen bashke me gjermanet! Buka nuk u be per here te pare me boje tani! Saliu erdhi ne pushtet me ndihmen e Ramizit dhe serbeve si Zogu! Saliu vodhi zgjedhjet deshte te beheshe mbret si Zogolli por deshtoi! Piramidat vodhen parate na rrahu dhe na vrau! Ndihmoi serbine me nafte tradhetoi si Esadi detin etj. krime! Krimi me i madh kthimi i luftes se klasave! Krim jane deputetet medioker te PD dhe LSI! Vokshi dhe Muli e me radhe ..! Ku eshte krimi te prishesh ate teater dhe te besh nje te ri?! Kush nuk e di ne Shqiperi qe ka qene ne teater gjendjen e tij! Tani thone ra termet dhe nuk u shemb! Ai ndertim eshte si ta ndertosh me derrasa! Nuk shembet! Por poshtersia e Saliut nuk ka fund! Vetem pse i mungon sistemi kunder zjarrfikes duhet te prrishet! Por problemi ketu per Saliun eshte “trashegimia historike e popullit”? Kush Saliu nga Vicidoli? Problemi eshte burgu i Saliut! Shkoni dhe mbroni Saliun ne proteste!

    • Ti duhet te jesh perfaqesue i inteligencies se tipit Tao Tao me dashuri te pakufishme per partine dhe xhaxhin enver.
      Ju duheni shpallur monumente inteligjence e te mbroheni nga shteti qe te gjithe te kuptojne ate thenien e Einstein-it.

    • Shko dhe prish nje teater dosido ne Itali jo me larg dhe ta shikosh kur te shkosh tek gopi i semes dhe pastaj foli sa te duash italianeve per Ducen se cfare tradhetari ESADIST ka qene per italianet

      ORE JU TRUTE E GOMARIT JU KA HEDHUR EDI RAMA O DROGAXHINJ ENVERISTE?

  • O Bedrana Islami,po mire more burre i dheut leshoi nje pordhe pederasti kryeminister dhe ju me shpejtesi e bete lajm sikur kjo pordhe te kishte eren e karafilit,edhe te mundohet ky pederast me i mbajtur pordhet nuk mundet sepse eshte liruar keq poshte urave ne France,po cfare esadistesh na derdellisni kur ne nje kohe keta bythqira politikane prej 27 vitesh ja kane kaluar 1.000 here esad pashes,keta kurva politikane qe shajne njeri-tjetrin jo komunist dhe jo esadist keta jane ata qe kane bere krushqi midis tyre dhe po shkerdhehen si lopet neper institucione dhe administrate duke bere orgjira,kam degjuar se gjyshi i kryeministrit ka qene shoferi i mbretit zog,te beje ADN se mos na del pinjoll i mbretit dhe gjak me esad pashen,sepse te besh shqiperine me 8 minoritete,te mbushesh jugun me varre grekerish,te besh marreveshje per ndarjen e detit pa i sqaruar shqiptareve marreveshjen,ne nje kohe qe gjykata kushtetuese eshte jashte funksionit,kjo do te thote qe ky legen kryeminister e ka te trasheguar tradhetine ndaj vendit.

    • I pafytyr, ste mjaftojne emrat e inteleshmenit anal, po ke nevoje te ndysh edhe emrat e femrave. Je i njejti person me urrejtje patologjike, me siguri i paguar per te komentuar ketu kunder qeverise.
      Pederastin dhe dobiçin esadist ta ka pjell lokja qe e ke ne shtepi. Keni ren nga fiku e keni thyer brinjet keq, nuk ngjiteni me dot, se keni qelluar me gjithçka kunder nenes Shqiperi e nena ju ka mallkuar. Boll me lumenjt e helmit se nje dite ky helm do tju ze frymen. Boll e perçat popullin shqiptar o klysha esadist.

  • Nuk mund te theme eshte e tera opozita Esadiste, apo shumica e opozites apo gjysma e me pak se kaq.Vetem mund ta them pa hamendje, shkurt e shqip,opozita shqiptare andej e perafersisht edhe kendej Drini,jane me destruktivet ne praktiken demokratike ne rajon e me gjere,Keto opozta jane te eprkusht uiara qe, cdo veprim te pozites me mandat qeveritar,ta kundershtojne pavaresisht te drejtes, arsyes,te vertetes karshi popullit apo shtetit<Keto opzota jane te perkushtuara te perbaltin kudo qe shkojne, jashte apo mbrenda shtetit te hidhen me terbim ndaj vlerave materiale e shpirterore kombetare e shteterore,Opoztaret shqiptar gjithcka mund te thone,te flasin e emndojne,Vetem realitetin te verteten e madherishme dhe te drejten njerezore e kombetare,nuk e shohin,nuk e njohin dhe njuke e flasin e nuk e emdnojne,Vertet e perqudruar eshte kjo politik opozitare shqiptare,andej e kendej Drini.Shqiptare kujdes nga opozitaret shqiptar, megjithate Ju sovrani i keni dhene kaq besim,kaq force politike e kaq mjete financiare qe te vepron kunder Jush qe e pagoni dhe kunder atdheut qe i mban dhe "mendojne se e perfaqesojne".Shqiperia e shqiptarevet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *