Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetit të saj, Enkelejd Alibeaj. Gjatë një deklaratë për mediat Alibeaj rendit 5 arsye pse Kryeprokurorja Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra e saj dhe jo të rikonfirmohej.
Deklarata e deputetit Enkelejd Alibeaj në lidhje me vendimin e KPK
Konfirmimi në detyrë i Arta Markut, vegla e Edi Ramës në Krye të Prokurorisë, konfirmon cënimin e besimit të publikut ndaj procesit të Vettingut dhe shembjen e shtyllës kryesore të Reformës në Drejtësi.
Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të Vettingut, pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional.
Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.
1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.
2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.
4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.
5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.
Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra.
Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë.
Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!
Vendimi i sotëm i Komisionit të vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij.
Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.
Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i shërbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.
Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës.
o.j/dita

Ky nje nder tre musketeret e dalluar ne inskenimin dhe reklamimin e ceshtjes babale dhe shume palcolleqeve te yjera te shqupit, per dijeni te lexuesve te gazetes, eshte nipi i kolaboracionistit famekeq , qe spiunoi te gjermanet keshilletaret e Hekalit , i udhehoqi ne kapjen dhe mori pjese ne pushkatimin e tyre. Ky sot me palacolleqet e tij eshte bere me i urryer dhe me i poshter se vet gjyshi. Ky monster i rivrau edhe njehere ata duke ju prishur memorialin memorialin e ngritur ne kujtim te tyre. Ja pse kjo fytyre e urryer spiunesh dhe thellesishte anikombetare nuk duhet te duket me neper ekrane sepse ndot dhe prish imazhin e tyre.
O Ali be po so vlla jot qe esht arrestuar 1 herne gjermani ca behet ,mos doni te vem tikun prap ,
Ne qofte se se z Marku mund te qendrojn vetem 2 pikat e lartpermendura nga z babale2 dhe keto nuk perbejn ndonje gje te madhe ne gjithe kete katraur . Kurse sa per ty z Alibabalja me mira arsyet qe ti dhe ter soii yt tezhduket njehere e mir nga faweja e politikes. ,yyyytttttt rrrrrac muti
Me falni , per sinqeritetin e teperuar , por kete person e urrej pa ndonje arsye te qenesishme . Hipokrizine , mendjemadhesine , harbuterine dhe sjelljet e tjera negative , I cfaq ne mimike sa here , qe flet . Nuk ka asgje origjinale . E mbivlereson veten , sepse di permendesh disa ligje te codit penal . Eshte subjektiv . Mjer kush mbetet teresisht ne dore te ketij njeriu , qe eshte dhe antipatik , ne pamje te jashteme . Nipi I Isa Toskes t’u japi drejtesi shqiptarve , perben veper kriminale. Vetting duhet ta centrifugoi , kete ballist , isatist , saliist te pa korigjushem . Karakter I kundert me te , eshte Arta Marku , engjelli I drejtesise , qe po rillind . Zgalem
2 muaj nje te dehur. sqaroje. eshte ne rruge dhe po cirret apo ne timon te5makines.mund te kish vrare njerez. i ka pak 2 muaj burg. gabim qe eshte liruar. prandaj siguria rrugore eshte per faqe te zeze
Me “zgalemin” per sa flet per ate nip te Isa Toskes,me i keq se vete ai,per kohen qe jetoi..
Dhimbia e madhe popull !
E sérotonine Excel kishin nazist
DERGOJENI ne esfel pushtin nazist