Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë(25)
Arkivat sekrete ruse
Shqipëria dhe Kosova në arkivat sekrete ruse 1946-1961. Biseda e 16 majit 1961 e ambasadorit rus I.V. Shikin me H. Budon mbi gjendjen e punëve në bazën luftarake-detare në Vlorë. Letra shoqëruese dhe vendimi i Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të 20 majit 1961 për ambasadorin sovjetik në Tiranë lidhur me ndërprerjen e mësimeve dhe largimin e studentëve shqiptarë që studiojnë në Moskë
Arkivat ruse: Shqiptarët jo vetëm që nuk pranojnë komandën ruse në Pashaliman, por këmbëngulin që efektivi dhe komanda e tyre të jetë shqiptare. Pas këmbënguljes së shqiptarëve, me porosi të Hrushovit hartohet plani për marrjen e gjithë anijeve nga Baza e Vlorës dhe largimin e studentëve shqiptarë nga Bashkimi Sovjetik për në Shqipëri.
Prilli i vitit 1961. Moska dhe Tirana, tashmë kanë lënë gjuhën diplomatike dhe kanë filluar përplasjen e ashpër. I angazhuar direkt për hakmarrje kundër shqiptarëve të pabindur, është vetë Hrushovi. Nga Moska urdhërohet marrja dhe me përdorim force e gjithë mjeteve ujore nga Baza e Vlorës, ndërkohë, urdhërohet largimi i gjithë studentëve shqiptar që studiojnë në Bashkimin Sovjetik. Kjo përplasje, sipas arkivave sekrete ruse(materiale të përfshira në studimin e autorëve Hamit Kaba e Ethem Çeku), manifestohej me ankth e me të papritura nga ora në orë…
(Bisedë e regjistruar e Ambasadorit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike në Republikën Popullore të Shqipërisë I.V. Shikin) me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, H. Budo mbi gjendjen e punëve në bazën luftarake-detare në Vlorë, mbi marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike
18 maj 1961
Sekret
Ekzemplar nr. 2
Me porosi të qendrës, sot i bëra një vizitë H. Budos. Shkurtimisht, i parashtrova atij përmbajtjen dhe pastaj i dorëzova tekstin e promemories së qeverisë sovjetike, në përgjigje të letrës së Mehmet Shehut, të datës 8 maj të këtij viti, mbi gjendjen e punëve në Bazën Luftarake-Detare në Vlorë, me kërkesën për t’ia bërë të ditur qeverisë shqiptare.
Pasi dëgjoi njoftimin tim dhe pasi u njoh me përmbajtjen e promemories, H. Budo deklaroi, se përmbajtjen e saj e konsideron të papranueshme, ndërsa trajtimin e problemeve jo të drejtë dhe arbitrar. Në qoftë se në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike ka pasur edhe vend për akuza jo miqësore, deklaroi ai, këto (nuk kanë ardhur)nga ana e Republikës Popullore të Shqipërisë, por nga ana e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Qëllimet e këtyre sulmeve i njohin të gjithë.
Më tej, H. Budo, foli për miqësinë e përjetshme dhe të pathyeshme si dhe për dashurinë e popullit shqiptar ndaj Bashkimit Sovjetik, të cilat gjoja janë shfaqur në ditët më të vështira për Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike dhe që do të jetojnë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve. Gjithçka që ndodh tani, bëhet me qëllim që të errësohet kjo, por më kot, vazhdoi H. Budo. E vërteta është e vërtetë dhe koha do t’ua tregojë këtë të vërtetë popujve.
Pastaj H. Budo i karakterizoi propozimet shqiptare, mbi kompletimin e të gjitha anijeve luftarake, që ndodhen në Bazën e Vlorës me ekuipazhe shqiptare, si konstruktive dhe që krijojnë daljen e mundshme nga situata e krijuar. Qëndrimin e vet, ndaj vendimeve të njëanshme të palës sovjetike mbi likuidimin e Bazës Luftarake-Detare në Vlorë, deklaroi më tej H. Budo, qeveria shqiptare e ka shprehur në letrën e Mehmet Shehut, të 5 prillit të këtij viti dhe, në qoftë se në marrëdhëniet midis vendeve tona kanë ndodhur edhe ndryshime, këto janë shkaktuar vetëm nga pozicioni jo miqësor i Bashkimit Sovjetik. Por, kjo në asnjë mënyrë, nuk duhet të justifikojë vendimin e njëanshëm të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike mbi likuidimin e Bazës së Vlorës.
Marrëveshjet, vazhdoi H. Budo, janë marrëveshje dhe ato duhen respektuar. Në qoftë se ju nuk jeni dakord me propozimet tona të 5 prillit të këtij viti, kjo është puna juaj. Ne, udhëhiqemi nga marrëveshjet ekzistuese, në përputhje me të cilat të gjitha anijet nënujore dhe mbiujore dhe ndërtimet në Bazën e Vlorës, janë prona jonë. Të gjitha përpjekjet për të kontestuar këtë fakt të qartë janë të kota. Është tjetër punë, në qoftë se ndiqet rruga e veprimeve arbitrare. Duke bërë propozimet e veta, qeveria shqiptare është nisur nga interesi i forcimit të miqësisë sovjeto-shqiptare, mbrojtjes së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të gjithë kampit socialist. Të gjitha fjalët se, Shqipëria gjoja nuk është e interesuar për ekzistencën e bazës – tha H. Budo – janë të gjitha shpifje. Qeveria sovjetike ka marrë vendim për likuidimin e bazës që më parë. Ajo menjëherë pas mbledhjes së Bukureshtit ju dha porosi marinarëve sovjetikë, për të përkeqësuar qëndrimin ndaj marinarëve shqiptarë në bazë. Shkaku i gjithë kësaj, është qëndrimi që mbajti delegacioni shqiptar në Bukuresht.
Unë, tha H. Budo, marr në konsideratë pjesën e fundit të deklaratës tuaj mbi vendimin e qeverisë sovjetike, lidhur me ardhjen e delegacionit të Bashkimit Sovjetik për zhvillimin e bisedimeve dhe do t’i raportoj për këtë qeverisë time. Ne do ta presim delegacionin dhe të gjitha trajtimet dhe shpenzimet lidhur me ardhjen e tij në Shqipëri, do të përballohen nga ana jonë. Mbi përbërjen e delegacionit shqiptar do t’u njoftoj më vonë.
Gjatë përgjigjes, unë i hodha poshtë në mënyrë kategorike akuzat dhe shpifjet e H. Budos ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe përsëri theksova se, vetëm pala shqiptare është fajtore në përkeqësimin e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Si pasojë e pozitës jo miqësore, që ka udhëheqja shqiptare ndaj Bashkimit Sovjetik, Baza Luftarake-Detare faktikisht është e paralizuar dhe për fajin e palës shqiptare, është çuar në paaftësi të plotë luftarake. Për sa i përket marrëveshjes së përfunduar për krijimin e bazës, për bazën miqësore të saj, ajo tashmë është hedhur poshtë me brutalitet nga pala shqiptare, dhe sërish u përpoqa të shpjegoj me durim të gjithë thelbin e çështjes, të trajtuara në promemorien tonë, që ka të bëjë me normalizimin e gjendjes në Bazën Luftarake-Detare në Vlorë.
H. Budo u përgjigj se kur nënshkruajnë një marrëveshje, ata nuk e konsiderojnë atë vetëm një formalitet të kotë, një copë letër, por e vlerësojnë si dokument serioz, të detyrueshëm për realizim nga të dy palët, veçanërisht në qoftë se bëhet fjalë, për marrëveshje ndërmjet vendeve socialiste. Të gjithë argumentet tuaja për refuzimin e njëanshëm të marrëveshjes nuk kanë bazë. Kjo nuk është çështje e ligjshme. Me ton paksa të pezmatuar, H. Budo tha se ju ushtroni presion ndaj nesh dhe refuzoni të zbatoni marrëveshjen, dhe e gjithë kjo sepse ne mbajmë një qëndrim të drejtë marksist-leninist, të cilin e mbrojtëm në takimet e Bukureshtit dhe të Moskës. Rëndësinë e ndihmës së Bashkimit Sovjetik ne gjithmonë e kemi njohur dhe e njohim, por në qoftë se kjo është me të vërtetë ndihmë internacionaliste, ajo nuk duhet të lidhet me ndonjë kusht, me nënshtrimin e Shqipërisë. Ne jemi shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa vendimet e Komitetit Konsultativ Politik janë të papajtueshme me sovranitetin e pavarësinë e vendit tonë, dhe udhëheqja jonë asnjëherë nuk mund të pajtohet me këto vendime. Përgjegjësinë për gjithçka le ta marrë përsipër, ai që në të vërtetë është fajtor për këtë.
Sërish hodha poshtë me vendosmëri sulmet e H. Budos kundër Bashkimit Sovjetik e marinarëve ushtarakë sovjetikë. Vlerësova si të pa bazë dhe monstruoz, pohimin e H. Budos se qeveria sovjetike, gjoja ka ndryshuar qëndrim ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, vetëm sepse Partia e Punës së Shqipërisë dhe udhëheqja e saj, mban një qëndrim të drejtë marksist-leninist dhe e ka mbrojtur atë në mbledhjet në Bukuresht e Moskë. H. Budo, më ndërpreu, duke deklaruar se ai nuk dëshiron të flasë për këto tema dhe të thellohet në thelbin e problemeve, zgjidhja e të cilave nuk ndodhet në kompetencën tonë.
Në përfundim të bisedës, H. Budo premtoi t’ia bëjë të njohur qeverisë së tij përmbajtjen e promemories dhe më vonë do të kthejë përgjigje për propozimet tona konkrete, lidhur me kohën e takimit të delegacioneve.
Në bisedë ishin të pranishëm shefi i sektorit politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, V. Skovoroti dhe sekretari i tretë i ambasadës së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, në Republikën Popullore të Shqipërisë, V. A. Romançenko.
I. Shikin, ambasador i BRSS në RP të Shqipërisë.
Shënim: “Në arkiv. Material informativ. Shefi i Sektorit V. Lesakov, më 31 maj 1961”.
(Burimi: KPSS, RGANI, F. 5, Op. 49, D. 409, L. 26-28. Nr. 78. Origjinal).
* * *
(Letër shoqëruese dhe vendimi i Presidiumit të Komitetit Qendror
të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik “Çështje për Shqipërinë” që J. V. Stalin ia dërgon ambasadorit sovjetik në Tiranë)
Më 20 maj 1961
Tepër sekret
P 329L
T’i konfirmohet ambasadorit sovjetik në Shqipëri projekti, udhëzimi bashkëngjitur.
Të ngarkohet ministri i Mbrojtjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, të bashkëpunojë me ambasadën shqiptare në Moskë, për kthimin në atdhe, të kursantëve shqiptarë të shkollave luftarako-detare.
N. Hrushov, Sekretari i KQ të PKBS
Tiranë
Në pikën 1, prot. nr. 329
Tepër sekret
Ambasadorit sovjetik 331.
Vizitoni Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe paraqitini deklaratën e mëposhtme.
Sipas propozimit të palës shqiptare, qeveria sovjetike dërgoi në Tiranë delegacionin, për të biseduar për çështjet që lidhen me realizimin e evakuimit nga Vlora të forcave sovjetike luftarake-detare. Ky delegacion, sipas kërkesës së palës shqiptare, mbërriti për fillimin e punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë më 19 maj. Ndërkaq, kreu i delegacionit shqiptar, ende pa u hapur seanca, paraqiti një deklaratë, me anë të së cilës sulmoi organet sovjetike me akuza krejtësisht të pambështetura, dhe në vend që të fillonte punën e deklaroi seancën të mbyllur.
Refuzimi i palës shqiptare për zhvillimin e bisedimeve me delegacionin sovjetik, nuk duhet vlerësuar ndryshe, veçse si qëllim për të acaruar më tepër situatën në marrëdhëniet midis vendeve tona. Kreu i delegacionit shqiptar, duke iu referuar informacionit të ardhur nga ambasadori shqiptar në Moskë, deklaroi se, gjoja “organet sovjetike kanë ndaluar atasheun ushtarak të Republikës Popullore të Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, që të takohet me marinarët tanë ushtarakë atje”. Kjo deklaratë, nuk i përgjigjet aspak realitetit, sepse atasheun ushtarak të Republikës Popullore të Shqipërisë, gjeneral-major Ramohito, askush nuk e ka ndaluar dhe askush nuk e ka penguar, që të takohet me kursantët shqiptarë në Leningrad dhe ai është takuar me ta. Këtë gjë, e di mirë ambasada shqiptare në Moskë. Krahas kësaj, qeveria sovjetike nuk mund të linte pa përmendur sjelljen e padenjë të gjeneral-major Ramohitos, i cili, gjatë kohës së qëndrimit në Leningrad nga 17 maji i këtij viti, në bisedat me kursantët shqiptarë, të cilët studionin në shkollat ushtarake sovjetike, si dhe me studentët shqiptarë të Universitetit të Leningradit ngriti shpifje brutale, për politikën e jashtme të qeverisë sovjetike dhe bëri akuza armiqësore, në drejtim të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe qeverisë sovjetike.
Veç kësaj, gjeneral-major Ramohito, u përpoq prapa krahëve të komandës së institucioneve mësimore, që t’u jepte direktiva kursantëve shqiptarë duke i nxitur ata në veprime provokuese kundër komandës. Si rezultat i një sjelljeje të tillë, Ministria e Punëve të Jashtme të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike u detyrua që t’i deklaronte ambasadorit të Republikës Popullore të Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, se ajo e konsideronte të pamundur, qëndrimin e mëtejshëm të gjeneral-major Ramohitos në Bashkimin Sovjetik.
Kreu i delegacionit shqiptar bëri një deklaratë pa asnjë bazë, se gjoja organet sovjetike i mbajnë të izoluar kursantët shqiptarë në shkollat sovjetike, dhe se gjoja qeveria sovjetike i pengon ata, që të largohen nga Bashkimi Sovjetik. Këto pohime janë tepër absurde. Nuk kuptohet, se qeveria sovjetike nuk ka ndërmend që të mbajë kursantët shqiptarë në Bashkimin Sovjetik, dhe se ajo do t’i ndihmojë organet shqiptare që ata të kthehen në atdheun e tyre. Ministrit të Mbrojtjes i është dhënë porosia, që bashkërisht me ambasadën e Republikës Popullore të Shqipërisë, të zgjidhë të gjitha problemet praktike, që lidhen me kthimin e kursantëve shqiptarë në atdhe.
Lidhur me sa më sipër, qeveria sovjetike hedh poshtë, si plotësisht të pabazë, protestën e qeverisë shqiptare dhe ngul këmbë, që të krijohen sa më parë që të jetë e mundur kushtet për evakuimin e të gjitha forcave luftarake-detare sovjetike e armatimit, teknikës dhe pajisjeve nga Vlora.
Delegacioni sovjetik, i cili u nis në Shqipëri me kërkesën e qeverisë shqiptare, është i gatshëm që të diskutojë me palën shqiptare çështjet që lidhen me evakuimin e forcave luftarake-detare sovjetike nga Vlora.
(Burimi: KPSS, RGANI, F. 3, Op. 14, D. 476, F. 1, 3-4. Nr. 79. Origjinal).
(Vijon nesër)
NESËR DO TË LEXONI:
-Shënimin e ministrit të Mbrojtjes të BRSS, R. Ja. Malinkovskij dhe zëvendësministrit të Jashtëm V.V. Kuznjecov për refuzimin e shqiparëve për revakuimin e anijeve nga Vlora, sigluar më 20 maj 1961.
-Vendimin e 20 majit 1961 të Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik për shpalljen ‘Non Grata’ të gjeneral-major Halim Ramohitos.
-Udhëzimin ‘Tepër sekret’ të datës 29 qershor 1961 (P 335/VI) të Hrushovit për planin deh mënyrën e goditjes së udheheqjes shqiptare lidhur me konfliktet në Bazën e Vlorës.

LAVDI TE PERJETESHME BURRIT ME TE MADH TE SHQIPERISE,TRIMIT ENVER HOXHES!!!
lavdija i shkon pas vetem atij qe nuk e kerkon ate. Kujtimi i vepres se ENVER HOXHES I ketij burri te madh shteti,i ketij ky atdhetari te madh do ta shoqerojj kombin shqipetar ne te gjitha sfidat qe do ti ofroj historija……………………
Vetèm pèr kète fakt,kur Enver Hoxha i tha JO Hrushovit, du
het qè t’i ngritet njè pèrmendore nè shenjè respekti pèr kètè patriot tè shquar qè shpètoi Shqipèrinè nga gllabèrimi Sovjetik! Ti ngritet njè pèrmendore jo e tipit ramizist (qè i ngriti kudo per ti rrezuar mè vonè mè leht qè ishte e qèlimshme duke degraduar sistemin socialist poashtu me qèllim pèr tè diskredituar socializmin si rend shoqeror e human si dhe permes kèsaj edhe figuren e Enver Hoxhès),por njè pèrmendore ku tè shkruhet: NE SHENJE KUJTIMI PER PERSONALITETIN E SHQUAR QE SHPETOJ SHQIPERINE NGA GLLBABERIMI JUGOSLLAV,GREK E SOVJETIK DUKE RUAJTUR TE PAPREKSHEM SOVRANITETIN E SHQIPERISE ,TE LAKMUAR AQ SHUME NGA SHTETE GRABITÇARE! ME SHUMÈ RESPEKT NGA POPULLI SHQIPTAR.
Rri o koqevrar se nuk kupton ti kaq thelle.
“Drini” tè marrtè Drini(themi ne kètej nga anèt tona kur ndonjè sojzi si puna jote)del e fyen me shprehje banale. Se ç’fjalor ke ti kjo nuk do koment! I baltosuri te baltos,thot njè shprehje. Desha te them se nuk duhet shumè te thellohesh per te kuptuar katandisjen e Shqipèrisè tènde dhe timen. Te gjitha llojet e perversiteteve,batakçilleqeve,poshtersive te panumèrta sundojnè nè Shqiperinè time dhe tènden (Shqipèri kupto nè tè gjitha trojet ku jetojnè shqiptarè). Ty kjo te duket mirè siç duket!
Lavdi ENVER HOXHES.
Emri dhe vepra e tij do jene gjithmone ne zemrat tona.
LAVDI TE PERJETESHME BABAIT TE ShENJTE TE KOMBIT SHQIPETAR! (gjate udheheqjes se vet numura I popullsise u trefishua)