Në lidhje me transferim e Cristiano Ronaldos te Juventus, ka dhënë mendimin e tij edhe një tjetër Ronaldo, “Fenomeni”.
“Nuk e di nëse Cristiano do të shkojë apo jo te Juventus, por ajo që unë mendoj është se në fund të fundit do të qëndrojë te Real, – tha braziliani. – Nuk kam folur me të, por mendoj se nuk do të kishte probleme të ishte i suksesshëm në Serie A.
Faktikisht në Itali do të ketë më pak hapësira sesa ka pasur në Spanjë ose Itali, por cilësitë që zotëron e bëjnë të jetë i suksesshëm kudo.”
Më pas Ronaldo shtoi: “Unë mendoj se ai do të qëndrojë te Real, por kam bindjen se Cristiano do të jetë Cristiano pavarësisht nga vendi apo skuadra ku do të luajë.”
a.s/dita
