Vetëvrasja e 13-vjeçarit në Dibër, zbardhet debati me prindërit

Dita

Një 13-vjeçar u raportua se ishte gjendur nga familjarët e tij mëngjesin e së martës i vetëvarur në degën e një kumbulle.

Fqinjët e të miturit F.R. kishin pohuar për zyrtarë të Drejtorisë së Qarkut Dibër se të dielën pasdite kishin dëgjuar zënka në familjen e tij.

Të njëjtat burime saktësojnë se 13- vjeçari pasi ishte konfliktuar me prindërit e tij, është larguar nga shtëpia.

“Fillimisht, dyshuam se kishim të bënim me vrasjen e të miturit. Por nga hetimet paraprake, rezulton se i mituri F.R. është vetëvarur me një litar. Ne po hetojmë në të dyja pistat, por kjo më shumë mund të konsiderohet një vetëvarje”, bënë të ditur burime të Policisë së Dibrës.

Sot është mësuar se 13-vjeçari ka luajtur të hënën në orët e pasdites në livadhet e fshatit Kërcisht, bashkë me moshatarët e tij. Gjatë ndeshjes së futbollit, një bashkëmoshatarit të tij i kishte humbur një varëse floriri. Ai ka dyshuar se e kishte gjetur 13- vjeçari, ndaj ia ka kërkuar t’ia kthente pas. I mituri e ka mohuar një fakt të tillë dhe më pas është larguar për në banesën e tij.

Por bashkëmoshatari i ka shkuar mbrapa, duke i kërkuar varësen edhe në sy të prindërve. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, këta të fundit i kanë kërkuar djalit të nxirrte varësen nga ku e kishte fshehur. Por i mituri ka këmbëngulur sërish, duke u thënë se nuk kishte dijeni për varësen e humbur.

Mesa duket, akuza e shokut të tij dhe e prindërve e ka lënduar të miturin, i cili ka vendosur të largohet menjëherë nga shtëpia.

Prindërit nuk e kanë kërkuar fillimisht, pasi kanë menduar se ai do të kthehej, por vonesa e 13-vjeçarit i ka vënë në alarm, duke i shtyer më pas drejt kërkimit të tij.

Mësohet se familja prej pesë anëtarësh jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi dy prindërit ishin të papunë dhe trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *