“Buka e ngjyrosur, rrezik!” Mjekja: Mashtrohet edhe me përbërësit

Dita

Ka disa ditë që qarkullon informacioni se buka që konsumojnë qytetarët e vendit, është e ngjyrosur dhe kjo ka shkaktuar shqetësim tek këta të fundit, pasi boja e hedhur në miellin e bukës përbën rrezik për shëndetin e tyre.

Mjekja Albana Daka shprehet për Top Channel se ngjyruesit dhe aditivët ushqimorë shkaktojnë mjaft problematika në organizmin tonë.

Ajo tregon se mashtrimi që i bëhet konsumatorëve nuk konsiston vetëm tek përdorimi i ngjyruesit, por edhe te përbërësit e bukës.

“Buka të jemi të sigurt që nuk përmban vetëm miell. Përmban shumë modifikues të miellrave. Mielli sot është aq i përpunuar…Normalisht ne i themi personave që duhet të hanë drithëra, por drithëra të plota të cilat kanë vitaminë B, kanë proteinë dhe karbohidrate.

Fatkeqësisht në të gjitha furrat tona, ne sot kemi bukë që përmban vetëm karbohidrate, apo vetëm sheqerna; na jep problem në rritjen e sheqerit në gjak, na jep probleme në rritjen e konservantëve, apo ngjyruesve në gjak, të cilat shkojnë dhe na japin modifikime të sistemit tonë imunitar”, shprehet mjekja Daka.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Mereni me mend nese keto tregetar demokratike do te kishin frenat e pushtetit ne dore sic i kishte diktatori cfare do ti benin popullit.Ku per nji cerek shekullit e kishte Berisha dhe shikoni se ne cfare derengjejet ka perfundue vatani Shqiperi.Luster e boje po brenda ka hipokrizi krime,korrupsion,mallkime dhe lot.

  • Tradita e shqiptarit ne kohe dreket ishte pershendetja:
    “Te baft buka Mire”.
    Sot ma shume se kurre kjo pershendetje “Te baft buka Mire”. duhet te bahet me seriozitetin ma te madh,me gjithe shpirte e zemer qe vertet,te te baje mire.Nuk i dihet se cfare bajne specialistat e demokracise,per te fute 2 lek ma teper sec i takon padrejtesisht ne xhep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *