Pagat në qeveri, Haradinaj: E imja, dy euro më e lartë se ajo e ministrave

Dita

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në një intervistë për emisionin ‘Frontal’ të T7-S dhe gazetën ‘Express’ se do të ketë një shpërndarje të barabartë pagash në qeveri dhe sistem gjyqësor, dhe se paga e tij do të jetë e vetmja që do të pësojë rënie.

Haradinaj ka thënë se nuk do të marrë edhe për shumë kohë 2950 euro, pasi me ligjin e ri të pagave kryeministri i Kosovës do të ketë një pagë më të ulët.

Ai shtoi së thënuri se paga e tij do të jetë vetëm 2 euro më shumë se sa paga e ministrave.

I pyetur nëse është penduar për dyfishimin e pagës së tij, Haradinaj ka thënë se këtë nuk e ka bërë për vete.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se për të ka qenë e rëndësishme rritja e pagave për gjyqësorin, gjë që bëhet në mënyrë automatike pas rritjes së pagave për kabinetin qeveritar.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *