WhatsApp dhe Facebook Messenger janë aplikacionet më të përdorura sociale. Prania e tyre ka lehtësuar në mënyrë të ndjeshme komunikimin midis njerëzve.
Sot përmes opsionit që tregon se marrësi e ka lexuar mesazhin, është thuajse e pamundur që të fshihesh nga të tjerët dhe të mos i kthesh përgjigje.
Por jo të gjithë duan kaq shumë “transparencë”.
Dy hile na vijnë në ndihmë për leximin e sms të marra nga këto opsione sociale janë;
1-Njoftimet në ekran
Si Facebook Messenger, ashtu edhe ËhatsApp i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit, e cila mundëson që ne ta lexojmë mesazhin pa e hapur atë.
2-Airplane mode
Airplane mode është një opsion që nëse e aktivizojmë atë nuk do të keni internet në telefon, kjo na mundëson që të shohim mesazhet që kanë mbërritur pa e marrë vesh dërguesi.
n.s. / dita

Aaaaa,na thate nje gje te madhe!
Se pari,kur cfaqet mesazhi ne ekran,ne kemi mundesi te lexojme vetem rreshtin e pare dhe te dyte,jo te gjithe tekstin.
Se dyti,ne Airplane mode,ne e lexojme mesazhin kur bejme aktivizimin e ketij opsioni por, pasi e kemi caktivizuar dhe kalojme ne linje normale,derguesi e kupton qe ne e kemi lexuar.
Eh more shoke u ka lene partia akoma ne mendje shpirtin e kospiracionit. Po pse nuk i bini drejt o te uruar. E lexoni mesazhin e nese deshironi te pergjigjeni, pergjigjeni nese nuk keni deshire, nuk pergjigjeni.