Vrasja live në TV e një politikani

Nela

 

Një nga fotot më të njohura historike është kjo foto tronditëse e vitit 1960.

Fotoja ka kapur momentin fatal të vrasjes së politikanit Inejiro Asanuma në Tokio.

Asanuma, një politikan kontrovers, u qëllua gjatë një debati televiziv në fushatë elektorale, nga një militant ultranacionalist, i cili ishte vetëm 17 vjeç.

Duke përdorur një thikë tradicionale japoneze, 17-vjeçari Yamaguchi e sulmoi politikanin ndërsa transmetimi i debatit jepej live në TV.

Disa ditë më pas adoleshenti vrau veten në stacionin e policisë, ku mbahej pas arrestimit.

Vrasja ndodhi në12 tetor 1960.

Fotografi Yasushi Nagao fitoi me këtë foto çmimin Pulitzer  dhe çmimin World Press Photo of the Year.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Te kete ndodhur vertete kjo tek kjo rraca “me kulture superiore” ,sic e quante nji komentus para disa ditesh “rracen Japoneze”?

  • Ne nuk mund ta kuptojme kulturen japoneze. Jane te vecante me guximin qe kane per tu perballur me friken me te madhe te njerut me vdekjen. Kulture ne te cilen mendja vendos e ndare nga trupi dhe sinjalet e dhimbjes qe ai dregon, duke ndikuar keshtu ne vendimarje. Harakiri(vetevrasje me thike, jo me arme zjarri, jo me helmim) eshte pika me kulmore e kesaje kulture te cuditeshme per ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *