Sarandë, AKU bllokon 86 kg peshk kontrabandë

Dita

Masat për kontrollet ndaj sigurisë ushqimore në vend duket se janë shtuar me nisjen e sezonit turistik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Sarandë ka bllokuar në vendin e quajtur “Manastir”, që ndodhet në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, një sasi prej 86 kg peshk, i cili ishte i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës.

Fatura dhe kuponi tatimor që iu paraqit trupës së inspektorëve të AKU-së rezultuan se ishin fiktive dhe për këtë arsye, subjekti u gjobit me 100.000 lekë.

Sasia e konfiskuar e peshkut ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe inspektorët dyshojnë se ajo ka ardhur kontrabandë nga Greqia.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *