Ligji për Teatrin, PD mbledh grupin në Kuvend për strategjinë e votimit

Dita

Partia Demokratike po zhvillon këtë pasdite të së enjtes mbledhjen e grupit, e cila po mbahet në sallën parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho i ka kërkuar nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysit që t’i mundësojë forcës së tij politike pak minuta pushim nga seanca, ndërsa kjo e fundit vendosi që seanca plenare të ndërpritej për 15 minuta.

Burimet bëjnë me dije se grupi i PD-së po diskuton rreth strategjisë që do të ndjekin sot në Kuvend për votimin e projektligjit të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është zëvendësuar nga Hysi pasi mësohet se ai do të jetë i pranishëm në pritjen e ‘lamtumirës’ të organizuar sot nga ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shenim: Partia ne pushtet,i thencin sepse ende nuk e ka
    pushtetin. Pushtetin e ka ne dore deri tani banda mafioze
    e Vicidolit , zvarritet andej nga fryjne ererat e bandes pe-
    deiste e leseiste. Nuk perben shkak TK. jO! : Kenga labe
    thote: “Nuk jane shkaqe por sebepe,turpin e paci per ve-
    te……..” ! Edhe ketyre dy bandave nuk i plas fare se c’po
    ndodh me TK. As qe duan t’ja dine: “Don’t care” !!! Hallin
    keto dy banda e kane gjetke dhe prandaj ketij “halli” i
    largohen si djalli nga temjani, nuk duan as t’ja permendin
    emrin dhe ky eshte “Taifuni” apo “tornado” qe po afron :
    Reforma ne Drejtesi dhe sidomos Vettingu qe ka nxjerre
    jasht “loje” dhjetra prokurore e gjykates te korruptuar. Ky
    eshte vetem fillimi , me vone furtuna do te kape edhe ma-
    fian politike ndaj se ciles rendon nje mal Korabi me krime,
    Ky eshte shkaku i vertete perse bandat mafioze: “PD- LSI” jane hedhur ne nje sulm te papare pa permendur as
    dhe nje here kete reforme ne gjyqesor e politike. Edhe kur e permendin hidhen ne mbrojtje te gjykatesve e pro-
    kuroreve te korruptuar. Bile kane arritur deri atje sa qe
    te ngrihen edhe kunder diplomateve te huaj,sidomos dy
    diplomateve kryesore: Ambasadorit Amerikan: LU dhe
    te BE-se ,Ambasadores , Vllahutin….! Ky eshte kulmi kur
    nje politikan ngrihet kunder diplomateve te huaj,gje qe
    tregon se deri ku ka arritur gjendja e tyre deshperuese
    qe kane humbur cdo ekuiliber mendor.
    Nje fund i pashmangeshem i pret kreret e mafias shqip-
    tare: Burgim te perjetshem ne REC ….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *