Luli, as… as…

Ornela

Astrit Patozi

Meqë më akuzojnë prej kohësh se jam subjektiv kur gjykoj për aktet politike të Lulzim Bashës, sot po u jap atyre provën e kundërt.

Jam pro tij fort për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, jo thjesht për faktin se LSI-ja nuk i dorëzon të vetat kurrë, sepse Monika thotë që i kanë fituar me gjak.

Kam qenë i këtij mendimi qysh në fillim fare, atëherë kur për herë të parë dikush e hodhi si ide, dhe unë sot i qëndroj ende njësoj bindjes sime.

Edhe “radikalët” i mirëkuptoj, sepse janë të njëjtët, që i binin gjoksit me grusht para një viti, duke u betuar se opozita nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje me Edi Ramën.

Më pas, po këta ishin të parët, që fërkuan duart për pazarin e 18 majit dhe, natyrisht, e ndoshta për pasojë edhe më të kuotuarit e listës Basha.

Unë mendoj se mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht.

Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit.

Dhe, sipas meje, ky është edhe shkaku kryesor i kësaj krize të pashembull të Partisë Demokratike dhe të opozitës zyrtare të këtij vendi.

Share This Article
2 Comments
  • Zoti Patozi ! Nuk te njoh dhe as me njeh. Do zoti qe te mos te njoh kurre. Dhe kjo e fundit me siguri qe do te
    ndodhe.
    Po te citoj ne anglisht dy shtrofa te Shekspirit,nuk po ta
    them se cila veper e autorit eshte:
    ” Now,until the break of day,
    Through this hous eachfairystray,
    To the best bride- bed will we,
    Which by us shall blessed be,
    And the issue there create,
    Ever shall be fortunate.
    Next…..
    If we shadows have offended ,
    Think but this, and all is mended,
    That you have but slumb’red here,
    While these visions did appear.
    Me qe keni mbaruar per letersi po ju dergoj keto dy strofa te vepres – X- te Shekspirit dhe nese nuk e njeh
    anglishten coja ta perktheje Luli, “eksperti i anglishtes” !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *