Shfaqet rasti i parë i antraksit në Mat

Ornela

 

Rikthehet antraksi, sëmundja e rrezikshme që prek kafshët e mëdha si lopët. Ajo është në fshatin Frankth të njësisë administrative Komsi në Bashkinë e Matit duke shkaktuar ngordhjen e një lope.

Banorët kërkojnë me ngulm që shteti të bëjë vaksinimin e gjedhëve të tjera: rasti është i konfirmuar nga instituti veterinar.

Mjeku veteriner Selman Kurti tha se sëmundja është ngjitëse edhe tek njeriu në dy forma; me anë të prekjes së gjedhit të infektuar dhe kur konsumon mishin e tij. Kurti i bëri apel fermerëve që të lajmërojnë menjëherë instancat nëse kanë ngordhje të papritura të gjedhëve.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *