Do të vazhdojë Shqipëria të mbajë në kurriz të korruptuarit?

editor

Do vazhdojë Shqipëria të mbajë në kurriz të korruptuarit ?

Dr. Ing. Mehdi SHEHU*

Në gazetën “DITA” të datës 13 Gusht 2013, në intervistën e dhënë, shkrimtari Moikom Zeqo me mençuri thotë se vota plebishitare e 23 Qershorit tregoi qartë se klasa e vjetër politike do të kalojënë procesin e vdekjes së bardhë. Z. Moikom Zeqo ka të drejtë dhe termi “vdekja e bardhe” i përdorur nga ai për politikanët që duhet të dalin në pension politik, është gjetje e goditur. Sipas meje, çdo individ, kushdoqoftë ai, kalon në proçesin e vdekjes së bardhë ose kur moshohet, pra bëhet i paaftë fizikisht për punë, ose kur nuk është më i vlefshëm shoqërisht me punën dhe veprën e tij.

Dalja në pension politik e politikanëve të çdo niveli partiak apo të pushtetit, është dukuri e shoqërive demokratike,është proçes i domosdoshëm për ruajtjen e demokracisë në shoqëritë pluraliste. Ekzistenca e “vdekjes së bardhë” të politikanëve, veçanërisht atyre leader, në shoqëritë demokratike tregon edhe nivelin demokratik të shoqërisë. Dorëheqja e tyre ose tërheqja nga çdo rol aktiv politik në shoqëri dhe në pushtet, tregon në realitet se sa demokratë ata janë.

Akoma më i domosdoshëm është largimi jo vetëm nga politika, por edhe ndëshkimi ligjor për politikanët e korruptuar, për politikanët dhe pushtetarët që “kanë pirë gjakun e popullit”. E kundërta është shumë e rrezikshme për çdo shoqëri demokratike.

Në programin “Për një Rilindje Shqiptare” të PS (faqe 66) në paragrafin 3.2 “Shteti i së drejtës” thuhet se në Shqipërinë e sotme mungesa e shtetit të së drejtës përkthehet në sundimin e korrupsionit e tëkultures sëpandëshkueshmërisë, krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit dhe moszgjidhjes sëkonflikteve sociale. Vota plebishitare e 23 Qershorit shpreh qartë këtë dukuri aktualisht në kulturën e pushtetit që sapo rrëzuam. Njëpjesë e politikanëve, që kanë luajtur rol kyç në politikën e këtyre 22 viteve në Shqipëri, janë kthyer pengesë për progresin demokratik të shoqërisë tonë. Domosdoshmërisht kërkohet të dalin në pension politik. Sa më shpejt, aq më mirë.

Por, këta politikanë do ta bëjnë daljen në pension politik me ndërgjegjen e tyre apo do t’i “detyrojë” shoqëria shqiptare? Sigurisht, në krye të listës së politikanëve të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare është i kryekorruptuari Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij. Se sa të rrezikshëm për demokracinë dhe popullin shqiptar janë këta politikanë dhe pushtetarë, e tregon fallsiteti i dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i Kryetarit të PD. Deri më sot, çfarë ka treguar ky politikan se ka kuptuar nga vota e 23 Qershorit? Cili është reflektimi që Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij kanë demonstruar për këtë votë?

Asgjë, përveç përpjekjeve të tyre për tëmbetur përsëri në politikë dhe për të shpëtuar pasuritë e fituara padrejtësisht, nërrugë korruptive, antiligjore.

Shikoni Greqinë. Sa vite po përpëlitet në buzë të greminës ekonomike dhe sociale për shkak të mosfunksionimit të shtetit ligjor. Paratë e transferuara jashtë Greqisë nga politikanët dhe pushtetarët e korruptuar përfaqësojnë një pjesë të mirë të borxhit të Greqisë! Pasoja? Grekët e thjeshtë (populli) “shtrëngojnë rrypin”, ish politikanët e korruptuar shtojnë jahtet. Por lind pyetja, me paratë dhe pasuritë që iu vodhën popullit nga të korruptuarit nëpërmjet pushtetit, çfarë po bëhet në Greqi? Shumë pak, pothuajse asgjë. Gjithë pasojat e krizës ekonomike shteti grek i ka shkarkuar mbi shpatullat e popullit. Këtë shembull do të ndjekim edhe ne? A nuk është bërë publik fakti që politikanët dhe pushtetarët shqiptarë kanë depozituar në bankat jashtë Shqipërisë 1.3 miliard dollarë? E bënë të njohur këtë fakt amerikanët për popullin shqiptar, jo shteti shqiptar! Nuk kishte se si ta bënte të njohur këtë fakt shteti shqiptar, jo se nuk e dinin, por se në krye të politikës dhe të shtetit shqiptar ishin më të korruptuarit, ideatorët e korrupsionit në Shqipëri. Dhe të mos harrojmë se kjo vlerë financiare e depozituar në bankat jashtë Shqipërisë përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të borxhit aktual të Shqipërisë, njësoj si Greqia. Do ta kemi në konsideratë këtë përvojë dhe shembull të shtetit dhe të popullit grek? Nëse do ta shpërfillim këtë shembull do të jetë gabim i pariparueshëm edhe për popullin shqiptar.

I korruptuari ështëmëi keq dhe mëi rrezikshëm se sa hajduti ordiner, sepse përdoron pushtetin për pasurimin e tij tëpaligjshëm.

Korrupsioni shkakton përqëndrimin e paligjshëm të kapitaleve financiare në duar të klaneve, që në sajë të pasurimit të paligjshëm bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm për demokracinë dhe pushtetin ligjor. Pushteti i këtyre klaneve bëhet gjithnjë e më i fuqishëm nëse nuk u dobësohet forca vepruese e kapitaleve që ata kanë në mënyrë të paligjshme. Në se kjo kategori politikanësh dhe pushtetarësh të korruptuar do të vazhdojne të luajë rol aktiv në politikën e brendshme dhe demokracinë e vendit tonë, atëhere Shqipëria rrezikon të kalojë në gjendjen e kolapsit të vazhdueshëm të krizave ekonomike dhe shoqërore. Shqipëria dhe shteti i saj do të jenë të pafuqishme, apatike dhe jo progresive për zhvillimin e duhur bashkohor. I korruptuari është si bima e gramit në një fushë pjellore. Edhe Shqiperia sot ngjan si një fushë pjellore e mbytur nga grami.

A mund të jetë pjellore një fushë nëse nuk e pastrojmë nga grami që e ka mbytur, pa e shkulur gramin dhe pa e djegur atë? Edhe pse rotacioni politik po bëhet në Shqipëri, personalisht mendoj se rreziku që Shqipëria të vazhdojë të mbajë në kurriz të korruptuarit qëndron dhe është i mundshëm. Që të mos ndodhë ky fenomen me Shqipërinë tonë të pas 23 Qershorit, maxhoranca dhe Qeveria e ardhshme mendoj se duhet të progresojë politikëbërjen dhe qeverisjen në tre drejtime kryesore.

Së pari,pastrimi i politikës shqiptare nga politikanët e korruptuar.

Në Programin “Për një Rilindje Shqiptare” (faqe 9) thuhet …

Shqiperia kërkon njëndryshim rrënjësor…..

Korrupsioni ka vënëpërfund shtetin… Drejtësia ka rënë. Shteti ligjor ka pushuar së funksionuari. Këtë fakt e shprehu edhe vota plebishitare e 23 Qershorit. U shpreh qartë vullneti i popullit se kryereforma e rotacionit politik në këtë fillim shtatori është ajo në drejtësi, është fitimi i besimit të shqiptarëve tek drejtësia, është vendosja me patjetër e kulturës së ndërshkueshmërisë ligjore.

Sa më shpejt, aq më mirë. Ndryshe, nëse nuk ndëshkohen sot ata që dje kur ishin në pushtet kanë shkelur me ndërgjegje ligjin, më të këqinj do të bëhen nesër, edhe pse do të jenë në opozitë. Jo vetëm kaq, por vendosja e ndëshkueshmërise ligjore, është domosdoshmëri jo vetëm për ata që po lënë karriket politike dhe pushtetore, por edhe për ata që vijnë në karriket e politikes dhe të pushtetit. Kjo është me rëndësi vendimtare për fatet e Shqipërisë.

Shikoni, akoma pa u “ftohur” jehona e fitores historike dhe plebishitare e 23 Qershorit, ata që duhet ta dorëzojnë pushtetin pa bërë as zhurmën më të vogël, po synojnë përdhosjen e këtyre zgjedhjeve, nëpërmjet figurave politike “të klonuara”. Nuk e pranojnë humbjen mbarëpopullore. Përkundrazi, ideatorët dhe manipuluesit historikë të zgjedhjeve në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve, akuzojnë fituesit e 23 Qershorit për vjedhje të votave. Pra, këta që po ikin, që po lënë pushtetin, nuk ndryshojnë. Kanë demonstruar hapur që janë të korruptuar, antidemokratë dhe të dëmshëm për shoqërinë deri në përbetim.

Akoma pa nisur punën maxhoranca e re qeverisëse, opozita e ardhshme ka projektuar bazë të veprimtarisë vetëm konfliktin politik dhe jo bashkëpunimin, dialogun në interes të zhvillimit demokratik. Po mendojnë për të përmbysur sa më parë këtë maxhorancë të re, të çertifikuar nga vota e 23 Qershorit, vota e popullit. As që mendojnë të durojnë përfundimin e mandatit 4 vjeçar, por kanë qëllim të vetëm rrëzimin e qeverisë së re, sa më shpejt e mundur. Si mund të gjykohet kështu? Me çfarë guximi flasin me këtë gjuhë? Vetëm një përgjigje ka. Janë të llastuar nga pasuria e paligjshme që kanë vënë në kurriz të popullit, janë pasojat e kulturës së mosndëshkueshmërisë ligjore nga pushteti parardhës berishian.

A nuk është sjellja arrogante e ditëve të fundit të këtyre pushtetarëve berishianë dëshmi e asaj se nëse nuk ndëshkohen ata që shkelën ligjin me ndërgjegje kur ishin në pushtet, më të këqinj do të bëhen nesër? Ky fillim shtatori për popullin shqiptar do të jetë çlirim i dytë nga diktatura, njësoj si fillimet e viteve të demokracisë në Shqipëri, vitet ’90. E bëj këtë krahasim sepse kam qënë pjesmarrës aktiv në lëvizjen e dhjetorit ’90 dhe i grevës së urisë të studentëve.

Sot Shqiperia ka një “mal” me probleme që presin zgjidhje, kërkohen shumë reforma, të thella. Vërtet është shumë vështirë të përcaktosh nga duhet të fillohet. Por, kryereforma e Qeverisë së Re është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Suksesi për shërimin e këtij “kanceri” të shoqërisë së sotme shqiptare, që trashëgojmë nga rregjimi nanoist dhe berishian, do të arrihet nëse do të zbatohet në mënyrë institucionale, kultura demokratike e ndëshkueshmërisë ligjore, për këdo që ka shkelur ligjin më parë dhe për ata që do ta shkelin në të ardhmen. Jo vetëm kaq, personalisht e kërkoj vendosjen e kësaj kulture me tolerancë zero. S’kemi përse të lodhemi për ta kuptuar këtë. Kemi udhërrëfyes shëmbullin e demokracisë amerikane dhe asaj të vendeve perëndimore europiane. Nuk përparohet në demokraci pa shtet ligjor, pa ndëshkueshmërinë ligjore, pa transparencën publike.

Përballja me drejtësinëështë thembra e Akilit për të gjithë politikanët dhe pushtetarët e korruptuar. Sot, për shqiptarët drejtesia është vetëm ëndërr e bukur dhe realitet i urryer. I gjithë populli shqiptar është i pakënaqur me drejtësinë.

Populli shqiptar ndjen lodhje dhe është i shkurajuar për të ardhmen e drejtësisë në Shqipëri. Nuk ka shqiptar të mos dëshirojë ndëshkimin e fajtorëve të vërtetë të 21 Janarit, të tragjedisë së Gërdecit, të korrupsionit të rrugës Durrës – Kukës, të privatizimeve të dyshimta si ARMO, CEZ, etj., të “faljes” së ujrave territorialë Greqisë; të çështje Fazllic të Porto Romanos; të konçesioneve të ndryshme pa asnjë transparencë publike; etj.

Qëndrimi ndaj drejtësisë është thembra e Akilit edhe për Qeverinë e shtatorit 2013. Në programin “Për një Rilindje Shqiptare” (faqe 64), thuhet se do tëçmontohet sistemi ekzistues i korrupsionit dhe kultura e mosndëshkueshmërisë. Që të ecim drejt në këtë rrugë edhe një herë theksoj se kryereforma e Shqiperisë është fitimi i besimit të shqiptarëve tek drejtësia. Kështu, do të motivojmë të gjithë shqiptarët për të ecur drejt përparimit demokratik dhe ligjor. Populli shqiptar kërkon ndëshkimin ligjor, jo hakmarrës, të pushtetarëve të korruptuar, për abuzimet dhe dëmet katastrofike që i kanë bërë këtij vendi, Shqipërisë. Të mos harrojmë se në të ardhmen, lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet vendimeve gjyqësore, do të sjellë rikthimin e kapitaleve që do të sekuestrohen nga pasuritë e personave të korruptuar dhe kriminalë. Dhe kjo e ardhur do të jetë e konsiderueshme për ekonominë shqiptare.

Së dyti, forcimi i procesit investigues për politikanët dhe pushtetarët në Shqipëri.

Qeveria e Re e shtatorit 2013 ka kërkuar investigim me specialistë të huaj për financat shqiptare që trashëgojmë nga qeveria që u përmbys. Veprim me vlerë. Por, vetëm investigimi financiar i sipërkërkuar është i pamjaftueshëm për të progresuar Shqipërinë drejt demokracisë ligjore dhe funksionale. Sugjeroj të themelohet sa më shpejt të jetë e mundur një Agjensi Kombetare e Pavarur Investiguese, institucion i domosdoshëm për stadin aktual të zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Ky institucion duhet të ketë status ligjor të posaçëm, ndoshta për një periudhë disavjecare, do të përshpejtojë forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Sidomos të përfshihet në këtë agjensi edhe investigimi gazetaresk, mediatik. Kujtoni se çfarë nuk u bë nga pushteti berishian që të mos ushtrohej në Shqipëri gazetaria investigative. E keni ndjerë tmerrin e Sali Berishës & Company kur Mero Baze transmetonte emisionet investiguese tek Vision Plus? Po artikulli për shkëlzenërinë… me autor Adrian Thanon tek gazeta DITA? Investigimi dhe publikimi mediatik i shkeljeve ligjore është tmerri dhe njëkohësisht “vdekja e bardhë” e politikanëve dhe e pushtetarëve të korruptuar. Intervistoni Mero Bazen dhe besoj se do të shpalosë histori të tmerrshme kërcënimesh që ai ka përballuar individualisht, ndoshta edhe familjarisht. Ndër të tjera, kujtojmë se edhe investigimet e gazetarëve dërguan Berluskonin deri në ndëshkimin e tij të merituar ligjor. Ne programin “Për një Rilindje Shqiptare” (faqe 76), thuhet se… e konsiderojmë median si mbikqyrëse të cilësisë së qeverisjes dhe zëdhënëse të interesit qytetar. Media publike duhet të jetë një shërbëtore e denëe e taksapaguesve.

Le ta insitucionalizojme dhe ta garantojmë me ligj këtë rol të gazetarisë. Shumë shpejt do të bindemi se kemi bërë të duhurën në këto momente të vështira të shtetit shqiptar. A nuk e përforcon këtë bindje edhe lancimi këto ditë të nismës “Stop.rrënimit” të kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama?

Së treti, forcimi i shqyrtimit të pastërtisë së figurës për politikanët dhe pushtetarët.

Nuk gaboj të them se nuk kam parë dhe dëgjuar që në SHBA të riciklojë në drejtimin e shtetit ndonjë president i rrëzuar ose i dorëhequr. Shqipëria është vendi që ka lejuar riciklimin në politikë të kryetarit të shtetit, të ish Presidentit Sali Berisha edhe mbas ngjarjeve të vitit 1997, ngjarje me përmasa tragjike për vendin tonë. Sali Berisha, ky kryetar shteti në atë kohë, nuk pati asnjë gabim dhe përgjegjësi për ngjarjet e vitit 1997, por u lejua të riciklojë në politikë? Sigurisht, ishte gabim i madh. Pasojat i paguajmë edhe sot. Pastërtia e personaliteteve që drejtojnë shtetin është me rëndësi vendimtare. Në krye të shtetit, të partive politike dhe të institucioneve qëndrore të pavarura kërkohen figura të kontrolluara dhe të pastra. Shteti ligjor demokratik ndërtohet vetëm nga drejtues të ndershëm, të përgjegjshëm dhe me integritet publik. Prandaj, është e nevojshme të rishikohet legjislacioni për kontrollin e pastërtisë të figurave politike dhe të pushtetarëve, të forcohen proçedurat e kontrollit te tyre, në mënyrë që të garantohet dhe të realizohet transparencë publike për personalitetet që do ta drejtojnë këtë shtet. Pastërtia e figurave të personaliteteve kryesore drejtuese partiake dhe pushtetore luan rol të rëndësishem për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për mirëfunksionimin e shtetit ligjor.

Së fundi, theksoj se patriot i mirë i një vendi nuk është ai që ulëret dhe çirret në publik apo TV për “dashurinë e madhe” që ka për vendin e tij. Patriot i mirë është ai që punon realisht për ndërtimin e vendit, për përparimin ekonomik, arsimor dhe kulturor të popullit të tij. Në programin “Për një Rilindje Shqiptare” (faqe 11) thuhet se “Të katër shtyllat e programit Rilindje Shqiptare… janë një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Por ne jemi të bindur se në këtë sipërmarrje nuk do të jemi vetëm. Përmes kontributit dhe energjisë të çdo shqiptari e shqiptareje që dëshiron një Rilindje Shqiptare, ne jemi të sigurt se do të arrijmë ta ndryshojmë të ardhmen e atdheut tonë dhe të fëmijëve tanë.”

Kësaj thirrje qytetare dhe patriotike që u bëhet qytetarëve shqiptarë nga pushtetarët e shtatorit 2013, unë dua t’i shtoj dhe një thënie amerikane se “Asgjë nuk mund të bëhet për ata qytetarë që nuk mendojnë për të ardhmen e tyre”.

*Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

 

 

 

Share This Article
6 Comments
  • i nderuar dr.ing.mehdi shehu.ju beni nje pershkrim fantastik te situates politike ne shqperi ne lidhje me te koruptuarit qe populli i mban ne kuris gjat te gjithave kohrave,po pervec popullit kush do ti mbaj tjeter.

  • I nderuar zoteri,
    se pari Ju falenderoj qe vleresoni mendimet e mia te shprehura ne kete artikull dhe Ju kerkoj ndjese per vonesen e pergjigjes time. Eshte me shume vend pergjigja Juaj ku thoni “po pervec popullit, kush do t’i mbaje tjeter ?” Ky eshte edhe thelbi i problemit qe me dhemb per popullin shqiptar dhe qe une e kam trajtuar ne kete artikull, ndoshta jo te cituar posacerisht, por thelbi ky eshte. A eshte e drejte te mbaje ne kurriz populli yne te korruptuarit, te cilesdo ngjyrosje politike te kene ? Ceshtja qe Ju ngrini, sipas meje, eshte problem mbareboteror, ceshtje rendit qe sundon sot boten. Si gjthmone, populli mban ne kurriz te gjithe pasojat e krizave ekonomike dhe politike ne bote. Gjithmone, te kamurit dhe te pushtetshmit, ndeshen te fundit me pasojat e krizave. A nuk e vertetojne kete te dy luftrat boterore ? Po ne epoken moderne qe jetojme, krizen do ta mbajme ne kurriz, vetem ne, populli ? Per shtetin shqiptar, konkretisht, personalisht mendoj se korrupsioni ka bere “kerdine” dhe popullin tone e ka renduar shume, si ne planin ekonomik, ashtu edhe ne ate psikologjik. Per kete aresye, une, nje ze i nje qytetari ne kete realitet shqiptar, ne menyre te drejtperdrejte kerkoj te forcohet lufta ndaj korrupsionit, jo vetem nga politikanet dhe pushtetaret (strukturat shteterore), por edhe me pjesmarrjen aktive te popullit, qe sipas meje din shume dhe mund te denoncoje shume. Sikur qeveria qe do te vije te hape nje faqe tjeter ne internet “STOPKORRUPSIONIT”, personalisht jam i bindur se do te kete shume denoncime per korrupsionin. Ne anet tona themi se “deti nuk u be kos”, por te fillojme kete beteje me korrupsionin dhe do te bindemi shume shpejt se do te kemi permiresime te ndjeshme. Duhet te behemi me aktive ne kete shoqeri qe kerkon te kurohet moralisht dhe ekonomikisht. Perpara dy ditesh degjova lajmin se ne Greqi borshi kundrejt vitit 2012 eshte rritur 16 miliard euro, nga 305 miliard ne 321 miliard euro. Si eshte e mundur kjo, kur degjojme se po jepen ndihma “pa fund” financiare per kete vend, ku vetem “rripat e mesit” te qytetareve te thjeshte shterngohen vazhdimisht ? Per mua ka vetem nje shpjegim, ekzistenca e korrupsionit galopant ne ate shtet. Kete te ben korrupsioni, sidomos ne nje shtet te varfer, edhe si Shqiperia. Ne se nuk do te bejme lufte te rrepte institucionale ndaj korrupsionit ne Shqiperi, atehere me lejoni te Ju perseris edhe nje here shprehjen e popullit amerikan (ne fund te artikullit tim) “Asgje nuk mund te behet per ata qytetare qe nuk mendojne per te ardhmen e tyre”.
    Megjithese nuk Ju njoh, edhe nje here shpreh respektin tim per vleresimin dhe sygjerimin Tuaj per artikullin tim,
    Mehdi SHEHU

  • Them se po do vazhdojme ti mbajme akoma ne kuriz politikanet tane maskarenj e te koruptuar te te dy krahve .po nuk ekzistoi vullneti politik veshtire te luftohet korupsioni .pastaj te luftosh korupsionin me ilir floririn kryeparlamentar dhe nasip nacon minister drejtesie ,eshte nje sipermarje veshtire dhe paaritshme .ku ne parlament ka shume bisnesmene nga pd dhe ps qe skane deshire te luftojne korupsionin .

    • I nderuar lexues,
      Ju falenderoj per leximin e artikullit tim ne gazeten DITA. Shqetesimi qe Ju shpalosni eshte vertet per tu konsideruar, dhe madje fort. Shqetesimi yt eshte edhe shqetesimi im, por nuk ka rruge tjeter per progresin e demokracise dhe te shtetit ligjor ne Shqiperi. Ne se nuk bejme ate qe kane bere shtetet dhe popujt e tjere te Europes Perendimore, USA, etj.qe tashme kane ne vendet e tyre demokracine funksionale dhe shtetin ligjor, cfare do te behet Shqiperia ? Pervec Greqise, qe e ka gjunjezuar korrupsioni, kemi shembullin e Italise se Jugut. Perse ndryshon Italia e Jugut nga Italia e Veriut, jo vetem nga pikpamja ekonomike, por edhe e zbatimit te ligjshmerise, te shtetit ligjor ? A nuk i administron i njejti shtet, e njejat qeveri ? Pra, Shqiperia do te progresoje ne se do te luftoje realisht korrupsionin politik dhe ekonomik dhe te instaloje domosdoshmerisht ndeshkueshmerine ligjore, si hap vendimtar drejt shtetit ligjor. Edhe une mendoj se po nuk u veprua keshtu ne te ardhmen fare te afert nga Qeveria e Re, atehere nuk do te jem ne gjendje te parashikoj se cfare do te jete Shqiperia.
      Edhe nje here, respektet e mia, Mehdi SHEHU

  • O medi o koqe kandari. O kellire qe as veten tende nuk e njeh. O njeri i zi qe gjithe jete je marre vetem me spiunlliqe. O njeri i shtire qe as familja jote nuk te pranon. O spiun i sigurimit qe te vjen shtir vetem kur te sheh fytyren dhe jo me te te lexosh shkrimet ti.
    O simbol i njeriut merimange, spiun, zemer zi dhe shpirt katran. Shih fytyren tende dhe mjafton per te terguar se kush je ti. Je thjesht nje plehere dhe vemje qe nuk honepsesh dot. Felliqesire dhe bajge qe nuk e mban dot toka

  • Akoma gjalle eshte ky plehera? Si ka mundesi qe mund te bejne hije mbi toke keto felliqesira, keto plehera, keto vemje te sigurimit te shtetit. SI ka mundesi qe mund ti jepet hapesira ne gazeta njerezeve te tille qe vetem njerez nuk jane. Jane kafshe, jane simbol i te zezes, i shpirtligesise. Shikoni foton e tij dhe mjafton te kuptoni se cfare perversi eshte. Nje njeri qe ka bere incest me vajzen e vet. Nje njeri qe ka kapur me dhune mbesen e vet. Cfare mund te prisni. Shikoni se sa pune nga nderruar plehera dhe mund te nxirrni nje konkluzion. Pse? Pse nuk ka qendruar ne nje pune me shume se sa 6 muaj deri ne 1 vit? Si ka mundesi qe jetojne keto vemje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *