BE kërkon votim nga qytetarët për ndryshimin e orës zyrtare

DITA Online

 

Zgjerohet debati në Europë për përdorimin e orës zyrtare dhe dëmeve që kjo mund të shkaktojë në shëndetin e njeriut.

Komisioni Europian ka nisur një konsultim të hapur me të gjithë qytetarët dhe të interesuarit nëse do të përditësohen ose jo direktivat e vitit 2000 që rregullon akrepat e orës dy herë në vit.

Pyetësori është i disponueshëm në internet në të gjitha gjuhët e BE dhe do të jetë i hapur deri më 16 gusht.

Iniciativa do të pasojë një rezolutë dhe një votim më 1 shkurt në Parlamentin Europian.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *