Holanda dëbon dy diplomatë iranian, shkaqet sekret

Leda Hysa

Holanda ka dëbuar dy pjesëtarë të stafit të ambasadës iraniane në Amsterdam.

Shërbimet e inteligjencës në Holandë konfirmuan lajmin, por nuk dhanë asnjë arsye në lidhje me shkaqet e këtij vendimi.

Ngjarja ka ndodhur më 7 Qershor, por është mbajtur e fshehtë përreth një muaj, ndërsa sot kanë reaguar për herë të parë edhe zyrtarët iranianë.

Ata e kanë cilësuar dëbimin e diplomatëve të tyre, si një tentativë për të dëmtuar përpjekjet për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore, të firmosur më 2015-n.

Deklarata i referohej marrëveshjes shumëkombëshe nën të cilën sanksionet mbi Iranin u hoqën në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor, të verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosët të tërhiqen nga kjo marrëveshje në muajin maj, pasi sipas Donald Trump, ajo ishte shumë e keqe për vendin.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *