Dhe ndryshe nga ç’jam,
nuk dua të jem,
se gjithë të vërtetat,
i them pa problem.
Nuk lakmova kurrë,
një zyrë pushteti,
ndaj vargu dhe kënga,
pa një njollë më mbeti.
Dhe jeta s’më duket,
jo aq e mërzitshme,
dhe pse nxjerr me vargje,
bukën e përditshme.
Jo se s’jam i aftë,
të drejtoj një zyrë,
po punën me vargjet,
di ta bëj më mirë.
Në një zyrë shteti,
do isha Një kot,
kështu-të pavarur,
e ndjej veten Zot!.
Sepse po të isha,
në një zyrë i dyllur,
them se do pëlcisja,
me gojë të mbyllur!.
Po ta kisha emrin,
në një bordero,
vehtes do t’i thoshja:
“Mbylle dhe pusho!”
Nëse do të rrija,
me ata në rresht,
vetes do t’i thoshja:
“Ha bukë edhe hesht!”
Do rrija i stepur,
dhe jo si një Dukë,
po unë nuk kam lindur,
të ha një copë bukë!
Për një copë bukë,
në një zyrë shteti,
po unë kam lindur,
të gjëmoj si deti!.
Të gjëmoj si deti,
zgalem i stuhive,
t’u ndez dinamitin,
gjithë padrejtësive!.
Kam lindur të rroj,
i lirë në liri,
dhe me këngë e vargje,
të bëj histori.
Dhe pse prej shumë vitesh,
zëri im ushton,
sado që të bësh,
asnjëherë s’mjafton!.
Asnjëherë s’mjafton,
lufta për Lirinë,
se kemi përballë,
gjithmonë tiraninë.
Tirania shton,
llumin-dekadencën,
nëse në një çast,
humbim vigjilencën!.
E liga të kap,
në kurthe-në leqe,
sepse Njerëzimi,
ka kujtesë të keqe!.
Sepse njerëzimi,
i harron betimet,
i harron shumë shpejt,
masakrat dhe krimet!.
Harron si u vranë,
dhjetëra miliona,
ndaj gjithnjë tiranët,
rikthehen në frona!.
Harron se si Kombet,
një nga një u shkoqën,
si njerëz të gjallë,
në furra u dogjën!.
Ndaj unë dhe të tjerë.
çdo ditë i kujtojmë,
që njerzit-të keqe,
kurrë mos e harrojnë!
Po mundimi ynë,
do të qe i kotë,
nëse do harrohet,
këtu dhe në Botë!.
Ndaj sa jemi gjallë,
s’e ndalim përpjekjen,
se harresa është,
barabar me vdekjen!
A. Duka
