LETRA: Akuzoj Nishanin se i dha mbrojtje personit që bëri me pronën time atë që nuk ma bëri as Enver Hoxha

editor

Më poshtë do të lexoni një letër të nënshkruar, nga një qytetar i Vlorës, quhet Hamza Hamzaj.

Është një letër e hapur, në të cilën ai akuzon drejtpërdrejt Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, si njeriun që i ka dhënë mbrojtje politike dhe jo vetëm, personit të cilit Hamzaj e akuzon se ka tjetërsuar pronat e tij.

Hamzaj, një nga militantët e parë të Partisë Demokratike, rendit një sërë faktesh dhe rrethanash që përfshijnë dhe gjykatës apo drejtues të lartë administrativë, të gjithë të implikuar dhe të gjithë të shpërblyer më pas me poste.

Hamzaj ka ardhur personalisht në redaksinë e “DITA”-s bashkë me një dosje me dokumente për të denoncuar dhe për ti dhënë jehonë problemit të tij.

Letra e tij, botuar në DITA në 23 gusht 2013, mund të lexohet e plotë më poshtë.

 

 

 

***********

Nga Hamza Hamzaj

Unë e di, se është e vështirë, jo vetëm të fitosh, por edhe të besohesh, kur sot konfliktin e ke me ata që drejtojnë shtetin, por unë nuk mund të tërhiqem para karakterit dhe të drejtës time, se kushdo qoftë dhe kudo qoftë, karrigia e tyre pushtetore, nuk është më e fuqishme se e vërteta dhe e drejta ligjore, që ka brenda shpirtin, sakrificat, djersën, mundin, vendosmërinë e brezave që s’janë më, por edhe të atyre që do të vijnë, kur të mos jemi ne.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur që po e botoj në gazetën ‘DITA’, unë ju drejtohem publikisht dhe ju akuzoj drejtpërdrejt juve, për sa më poshtë:

Unë jam HAMZA QEFSER HAMZAI, banor në qytetin e Vlorës, prind dhe kryefamiljar, një nga militantët e parë të Partisë Demokratike, me prejardhje punëtore, por me origjinë trashëgimtar i ligjshëm prej të paktën 72 vjetësh i një pasurie, që kërkojnë të ma grabitin me forcën e pozicioneve shtetërore dhe marrëdhënieve të korruptuara mes njeri-tjetrit, një grup njerëzish, që të dehur nga qëndrimi i gjatë sa në një karrige në tjetrën, besojnë se mund të mundin këdo, kur pasurisë së tij i kanë vënë syrin.

Prej më shumë se 7 vjetësh ka nisur një luftë midis një njeriu të thjeshtë, pronar i ligjshëm dhe disa pushtetarëve të lartë që përdorin institucionet që ata kanë nën hyqëm.

Arma ime e vetme ka qenë e vërteta dhe e drejta ligjore, e mbrojtur me dokumente origjinale dhe ankesa të njëpasnjëshme në të gjitha hallkat e pushtetit të vendit tim, kurse arma e tyre ka qenë pozicioni shtetëror që u jep mundësi, ose të gjykojnë vet, ose të influencojnë me të gjitha format mafioze mbi institucionet servile që kanë në varësi. Fatkeqësisht, ata fitojnë, kurse unë humbas. Në këto kushte, s’më ka mbetur gjë tjetër, para hakmarrjes (sikur gjithë fïsi im i madh të shuhet), veç të akuzoj me zë të lartë, publikisht dhe pa marrë parasysh asnjë pasojë, gjithë ata që më vranë ëndrrën demokratike, shpërdoruan militantizmin tim duke tentuar të më shpronësojnë tërësisht, gjë që s’e bëri as shteti diktatorial i Enver Hoxhës, që më mori shumë prona por të paktën më la shtëpinë që kam sot me gjithë bahçe, ndërsa Ju z. President bashkë me vartësin tuaj Florian Nuri, paturpësisht po punoni që të ma vidhni duke përdorur funksionet tuaja shtetërore.

Ju akuzoj juve z. BUJAR NISHANI !

Se ai që  po na rrëmben pronën tonë, është zyrtari juaj më i afërt, ai që ju e keni marrë pas vetes si ogiç në të gjithë institucionet ku kini drejtuar. Ai është Florian Astrit Nuri.

Unë ju akuzoj, pasi jam ankuar disa herë në të gjitha institucionet ku kini drejtuar, se ky zyrtar që  ju s’e kini ndarë asnjëherë nga vetja, duke shfrytëzuar detyrën, privilegjet dhe përkrahjen tuaj, po më rrëmben pronën e trashëguar nga babai, qysh prej 72vjetësh. Ky bir komunisti, që s’kish humbur asgjë në sistemin e Enver Hoxhës, edhe në saj të lapsit të të atit, që e lajkatonte atë si “udhëheqësin e pazëvendësueshëm të shqiptareve”, tani, jo vetëm me emrin e tij (rahmet pastë), por edhe me emrin tuaj dhe të karriges që i kini dhënë, po merret me atë (mua, trashëgimtar të ligjshëm), që u fut në proceset demokratike jo si bir komunisti, por si bir i persekutuar.

Unë ju akuzoj juve me guxim dhe me të drejtë, se është forca juaj e përkrahjes, është mospërfillja juaj ndaj ankesave dhe denoncimeve të mia, që atë e bënë “të fortë” të manipulojë, të korruptojë dhe më në fund të shpërblejë të gjithë ata, që e ndihmojnë në arritjen e synimeve të tij grabitqare.

Ju akuzoj juve z. BUJAR, se e kam humbur besimin, se jeni i drejtë, i ndershëm dhe i pa korruptuar, siç ju kam menduar më parë. Mund të jem i gabuar dhe i nxituar për raste të tjera, që  juve ju vijnë në dorë, por për rastin tim ju jeni i tillë dhe unë nuk tërhiqem. Unë tani e kuptoj se Ju, duke pasur aq afër vetes atë për të cilin unë ju ankohesha, nuk mund ta trajtonit dhe ta ndiqnit seriozisht dhe ndershmërisht problemin tim.

Ju akuzoj juve z. BUJAR NISHANI, se s’besoj se është rastësi që, kudo ku ka qenë Floriani, zyrtari juaj i ngushtë, i ka fituar konfliktet me mua. Dhe sa here ai ka fituar, unë e kam denoncuar te ju. Po ua kujtoj, ose po i përsërit edhe njëherë denoncimet për të:

– Kur Ju ishit Ministër i Rendit, e morët pranë vetes nga departamenti i antikorrupsionit. Pikërisht, në këtë kohë, ky departament kërkoi disa të dhëna dhe përpiloi dosjen e pronës të z.Florian (si trashëgimtar), kur ky vet punonte aty. Kjo dosje u përpilua me plotë dokumente të munguara, që  unë i kisha në dosjen time. Dhe kur unë e kapa dhe e denoncova këtë, nën ndikimin e tij një ditë prej ditësh u gjeta i rrahur dhe i izoluar në Polici. Isha 65 vjeç dhe nuk njihem si njeri i pa komunikueshëm. Faji im ishte se unë mbroja pronën time nga zyrtari juaj i afërt.

– Kur ju ishit Ministër i Drejtësisë, përsëri e morët pranë vetes suaj si sekretar të përgjithshëm dhe pavarësisht ankesave të mia te ju, ai filloi t’i fitonte gjyqet me mua, njeri pas tjetrit. Dokumentet e mia origjinale, të marra nga zyrat e shtetit, të vlerësuara dhe të mirënjohura nga të gjitha strukturat ligjore, në mënyrë të papritur dolën të pavlefshme.

– Kur Ju Z.BUJAR NISHANI u zgjodhët President i Republikës, Florian Nuri u bë përsëri zyrtari juaj i afërt, DREJTOR I KABINETIT TUAJ. Tani ai është në një pozicion që duhej të shpërblente ata që e ndihmuan në sukseset e tij korruptive. Dhe me ndihmën tuaj ia arriti qëllimit.

Artur Malaj, kryetari i Gjykatës se Vlorës që  gjykoi dhe i dha pronën time atij, sot prej jush është zgjedhur në funksione të larta.

Sashenka Jonuzi u emërua në kolegjin zgjedhor.

Elvis Çefa, sot kur ju jeni President dhe Z. Florian është bashkëpunëtori juaj i ngushtë, është zgjedhur nënkryetari i  KLD-ës.

Pra, qokat u ndanë. Tani mbetet të gëzojë pasurinë që  “fitoi”. A do mundet?!

Në këto veprime tuaja të përbashkëta, më lejoni t’ju pyes :Çfarë borxhi i keni z. Florian Astrit Nurit që ;

– e para, e merrni me vete kudo ku drejtoni;

– e dyta, që e lini të grabitë pronën e tjetrit;

– e treta, që  miqtë e tij, të cilët e kanë ndihmuar për këto grabitje, i ngrini në detyrë ?!

Janë 128 letra në 5 vjet me të cilat u jam drejtuar të gjitha institucioneve, duke filluar nga ju kur ishit Ministër ì Rendit, pastaj Ministër ì Drejtësisë dhe tani President ì Republikës, kabinetit qeveritar, gjithë institucioneve të Drejtësisë, Avokatit të Popullit e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe reagimi ì tyre ka qenë si loja “Hidh e Prit” nga njeri te tjetri, duke mos marrë asnjëherë një sqarim apo një ballafaqim për ankesën që u shkruaja. Edhe ky qëndrim i tyre dëshmon për atë që unë kam të drejtë kur akuzoj, se mafia që është ngjitur deri në majat e shtetit po më grabit pronën, po më detyron të mos kem besim te institucionet e shtetit tim dhe te njerëzit që drejtojnë atë, të kalojë kufijtë e përmbajtjes dhe ta zgjidh vet hallin që më ka zënë.

Janë shumë pyetje që institucionet ligjore duhet t’u japin përgjigje :

1.            A mund të jetë përfaqësues ligjor në të gjitha hallkat e gjykimit, ai që punon vet në institucionet ku kontrollohen këto organe?

2.            Pse pretendimi për këtë pronë përkon me kohën kur Florian Astrit Nuri filloi ngjitjen në karriget e Pushtetit dhe jo më parë?

3.            Si ka mundësi të gjykosh me anësi, pa hetim, pa ballafaqim mbi bazën e dokumenteve që     ç‘thuhet në njërën nuk thuhet në tjetrën siç veproi Elvis Cefa kur ishte kryetar i kthimit të pronave dhe më pas u gradua si nënkryetar i KLD ?

4.            Si ka mundësi që duke qenë posedues prej 72 vjetësh i kësaj prone, me vërtetim pronësie, me dokumente shpronësimi, i zaptuar nga shteti komunist, me dokumente që vërtetojnë shpronësimin në lekë nga shteti i diktaturës, bazuar në faktin e patjetërsueshëm që jam pronar i ligjshëm, sot pas 72 vjetësh të trajtohem nga hajdutët e pushtetit si njeri pa pronë, KUR Florian Astrit Nuri nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë që është pronar por ka vetëm një KARRIGE që ja keni dhënë ju z.Bujar Nishani?.

5.            Si ka mundësi që sa ka qenë gjallë ish pronari që këta pretendojnë, nuk bëri asnjë përpjekje që të merrte “pasurinë e tij”, por duke lënë që edhe qiraja të merrej nga babai ynë Qefser Hamzai.?

6.            Si ka mundësi që në të gjitha veprimet që janë kryer nga organet e shtetit pas çlirimit, që nga viti 1941 e deri më sot mbi këtë pronë, përmendin si pronar babain tim Qefser Hamzai, edhe pse në këtë kohë pronari që këta pretendojnë, Gani Tafili, ishte gjallë?

7.            Pse nuk besohet se akti ì shitblerjes se kësaj prone nga ish pronari Gani Tafili, mund të jetë humbur gjatë bastisjes që bënë pushtuesit gjermanë në shtëpinë tonë apo mos ndodh ajo që ka ndodhur edhe me të tjerë që edhe pse prona mund të jetë shitur, pronari i ka ruajtur një palë dokumente, kurse dokumentet në  arshivë, i kanë zhdukur? A kam të drejtë të dyshoj që dhe dokumentin tim të blerjes së pronës e kanë zhdukur nga arshiva këta hajdutë të paturp dhe të korruptuar ?

Janë mbi 72 vjet që si pronar i kësaj prone që duan të ma rrëmbejnë del vetëm emri i QEFSER HAMZAIT.

Janë mbi 72 vjet që mbi këtë pronë janë kryer një sërë veprimesh nga shteti i kohës si shtetëzim, konfiskim, rikthim,etj,të gjitha në emrin e QEFSER HAMZAIT.

Ku ka qenë ky Gani Tafili (që ka vdekur në vitin 1969)në këtë kohë që  trashëgimtarët e tij sot pretendojnë se kjo pronë ka qenë e tij?

Janë edhe shumë e shumë pyetje e horrllëqe të tjera që, natyrisht, do të kërkojnë një vend dhe një kohë tjetër për t’i shprehur dhe për t’u sqaruar. Besoj se do të jetë brenda kohës, kur ju do të jeni në detyrë si President.

Shpresoj që nuk do të ndikoni, për të mos përfillur kurrë, problemin që shtroj.

Hamza Qefser Hamzai, Lagjia 10 Korriku – VLORE

Share This Article
50 Comments
  • “Me jepni nje kocke dhe do t’ju jap gjithe dinozaurin” do te thoshte nje paleontolog……
    Kete dinozaurin e korrupsionit e kemi prekur e pare nga afer dhe per me teper me te gjithe kockat e dhembet. Ata qe kane shenjat e kafshimit ne trup te behen te gjalle me te gjitha format e mundeshme per te mos lene mundesi tiranosaureve mengjarash te zgjohen pas nje letargjie 8-vjeçare.

  • nese ke genjyer o Kapterr Nishani hallall -por verteton edhe nje here qe je njeri i ulet dhe i padenje per ate detyre ku te coi rahmetliu SB.

    Turp i Madh te genjesh si President.

    • Sot në mëngjes fola sërish me Bujarin. Ishte i shqetësuar.

      -Doktor, si ja ke bërë ti 22 vjet në politikë, më tha. Unë jam i tmerruar. Më del gjumi natën. Më shfaqet përpara syve Edi Rama dhe një grup terroristësh dhe më kërcënojnë. Më thonë do të thyejmë dorën, do të këpusim këmbën, do të heqim qafën. Më terrorizuan Doktor. Nuk di si t’ia bëj. Si ja ke bërë ti?

      -Denoncoji, i thashë. E vetmja rrugë është t’i denoncosh.

      -Po çfarë t’u them Doktor? Më kanë shqetësuar familjen. Çohet gruaja natën dhe thotë me zë të lartë, “nuk kam pjesë tek PD-ja, nuk më dhanë kushërinjtë, e mbajtën për vete. Nuk e kemi ne, e kanë kushërinjtë…”

      -Ti thoji të gjitha në deklaratë këto, i thashë, jo në gjumë.

      -Mirë, tha, po përpiqem. Po më ka gjetur belaja Doktor. Më kanë ardhur kushërinjtë e gruas në shtëpi e thonë jemi shqetësuar shumë, mos na heqin dhe pronat në Durrës, se po na turren komshinjtë.

      E qetësova se nuk ja merr kush pronat. Por, dil e shkruaj, i thashë. Mbaj shënim i thashë dhe fillova t’ia lexoj: Qeveria e krimit po ushtron terror ndaj meje dhe familjes sime, për të më mposhtur mua në veprimtarinë time si president. Ju siguroj ju se asgjë nuk më lëkund në rrugën time…

      -Më fal Doktor, tha, se nuk shkruaj dot, por ma shkruaj dhe ma nis me email.

      Ashtu bëra.

      Pastaj më mori përsëri.

      -Kam një problem, tha se PD e ka pronë familja e gruas, por ajo i ka kushërinj ata. Quhet apo jo?

      -Nuk quhet, i thashë. Ne si parti kemi standarte, nuk jemi parti biografish. Nuk kemi quajtur as Kuantin, as baxhanakun, jo të quajmë kushërinjtë.

      U qetësua shumë.

      -Mirë tha, po e shkruaj.

      -Jo, mos e shkruaj, i thashë, se e marrin vesh vetë njerëzit.

      -Çfarë thotë Zeni, më pyeti, e prishin dot godinën e PD-së para datës dhjetë shtator, që të bëhet fakt i kryer.

      -Dhe po nuk e prishën, do ta rrethojnë me llamarina, i thashë, të duket si kantier. Mos u shqetëso.

      U qetësua pak dhe më dha fjalën që do të bëj deklaratën. E bëri pak më vonë. E kishte zbutur pak, por e bëri. Njeri i mirë Bujari!

      Pastaj më erdhi në zyrë Ramushi. Kisha kohë që e prisja. I vetmi që e tha hapur që jam me Sali Berishën dhe pasi humba.

      Më pyeti gjerë e gjatë si ndodhi.

      -Gënjyen popullin, i thashë. I thanë që unë jam hajdut dhe populli u gënjye. Pastaj i bënë premtime pa fund dhe u gënjye.

      -Mos bre, tha. Po qeka e lehtë krejt. Kshu po e bëj dhe unë në Kosovë, ndoshta gënjehen dhe ata.

      -Eh, jo ata janë të zgjuar, i thashë. Populli jonë është kot. Beson çdo gjë që thuhet kundër meje dhe çdo premtim që thuhet nga ata.

      -Ku ku, si me ja bë me e çu këtë popull në Kosovë, më tha. Kshu kisha fitu dhe unë.

      -Duhet parë mundësia t’i ndërrojmë, i thashë, se dhe unë e kam këtë problem. Vetëm ata tuajt më votojnë.

      Pasi përcolla Ramushin, mendova të shkruaj diçka për fansat e mi. U bëra thirrje se duhet të bëhen gati për t’u përballur me qeverinë e krimit. “Ka gënjyer popullin me premtime të pambajtura” shkruajta, ndaj duhet të bëhemi gati. Përpara!

  • C’mund te presesh nga Bujar Mehmeti qe mbronte bustin e enver Hoxhes dhe ndryshoi edhe mbiemrin qe te fshihej nga paudhesite.

    Shumica e atyre qe hynin ne shkollen e Akademise Ushtarake, kishin qene spiune qe kur ndiqnin gjimnazin, pra maskarenj qe ne femijeri. Keta maskarenj jane ata qe po e mbajne peng Shqiperine.

    Duhet te dergohet Penicilina dhe Familja e tij Mafjoze ne BURG sa me pare. Familja Mafjoze eshte turrur te vjedhe edhe me shume. Familje e perbere prej kriminelesh, hajdutesh, imoralesh, shpellaresh, monstrash, mafjozesh dhe cdo fjale te ulet qe mund te thuash perseri eshte pak per familjen Mafjzoe te Penicilines.
    Ne Burgun e Spacit te Hysen Shoshorit e ka vendin Familja Mafjoze e Penicilines.

  • More thoni sa te doni e ç’far te doni . Topi bam e Muçua tutje – i thone. Nuk ka dert hakleja nga pordhet .

  • Nuk do mend, qe doktori i semure ua hoqi dalengadale ndjenjen e turpit bashkepunetoreve te tij. Krejt si historia e atij burri qe shkoi te mjeku dhe iu ankua se i bente te gjitha ne brek dhe i vinte turp nga vetja.

    – Kur te ndodh kjo, – pyet doktori?

    – Kur me vjen, ne shtepi, ne rruge, ne kafene, bobobo sa turp, kur me shohin njerezit.

    – Mire, – ia kthen mjeku.- Do pish keto ilaçe dhe do te vish pas nje muaji.

    Hallexhiu nuk po vinte as pas tre muajsh, por doktori e kerkoi vete.

    – E mo, – i tha,- paten efekt ilaçet? E ben me ku te te zere?

    – Prape i mbush breket mu para mexhlisit doktor, po nuk me vjen me turp. As skuqem, as zverdhem me.

    – Bukuri, – u shpreh i kenaqur doktori.

    – Ne fillim te hoqa ndjenjen e turpit. Tani vazhdojme me te tjerat.

    – C’te tjera, doktor? Une fytyren, namuzin kisha merak dhe te falenderoj qe, edhe i dhjere, u dal njerezve perpara, me koken lart…

    • Puna e pronave ne Shqiperi u be lemsh me qellim nga qeverite ne fuqi.Duke dashur te perfitojne sa me shume qeveritaret personalisht duke u bere pjestar ne pronen e tjetrit ata nuk bene as edhe me te voglin studim se si do te zgjidhej ky problem kaq i koklavitur me probleme te shumta qe i kish krijuar edhe koha50 vjecare kur kjo prone nuk u njoh si dhe ndryshimet e shumta qe normalisht ndodhin kudo ne 50 vjet.
      Por me nxitim e kuturu krijuan komisionet famekeqe te kthimit te pronave i bene ato me qellim te pakontestueshme dhe bene rrumpallen qe eshte sot ku dihet qe askush nuk ka marre dot prone pa u bere ortak me dike lart ne qeveri.Ndaj shkaktaret kryesore te korrupsionit dhe rremunjes jane vete qeveritaret si te njeres ashtu edhe te tjetres parti.
      Nje shprese qe dicka po leviz per mire sikur ka lindur por eshte shume shpejt duhet te presim e te shohim.

  • L E X O J E N I ME V E M E N D J E kete K O M E N T.Vleresojeni dhe investigoni dhe do te kuptoje Shqiperia se kush eshte Presidenti yne………
    E dashur gazeta DITA!
    Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar nga Durresi, jam komshi me prinderit e Presidentit Bujar Nishani, qe per ne qe e njohim eshte nje mashtrues…
    V I N I RE!
    Babi i z. Nishani e ka emrin dhe mbiemrin FAIK AMETI.Nena po ashtu, ne mos gabohem edhe vellai po ashtu.
    Po ky krahethari pse e ka nderruar mbiemrin? E dini? Lagjia dhe te afermit e dini, kurse shqiptaret ,jo.
    Jua them une: Faik Ameti, babai i Nishanit eshte me origjine C A M E, po ky Nishani humbi gjurmet, pasi nuk pranoi kurre qe ka kete origjine dhe nderroi mbiemrin, humbi denjitetin.
    Jemi befasuar, ne qe e njohim kete historie, se perse opozita e djeshme nuk e shfrytezoi kete fakt ne momentin e zgjedhjes se tij, se vetem per kete shkak, ai nuk meriton te jete Presidenti i shqiptareve.Kjo eshte gjeja me e rende per nje qytetar, eshte krim per nje President…
    Nuk e dime nese ka dijeni Shpetim Idrizi, kryetari i partise came????????????????????
    E NDERUAR GAZETA DITA.
    INVESTIGO SE DO TE GJESH fakte tronditese per Bujar Mustaqen, qe ka mohuar origjinen e tij….

    • Te lexova ,e vemendje dhe dua te te saktesoi,si komshi duhet ta dije me mire, se mbiemri i tije i ndryshuar eshte MEHMETI…..Faiku, i jati ka qene sekretar partie i ppsh, ndersa e jema, Tefta, mesuese ne shtatevjecare, nje mesuese shume e bukur, aq sa nenat e femijve nuk dergonin burrat e tyre ne takim me prinderit se…….mesimorja ja u perlasnte, ato ja kishin friken…..Bujari, e nderroi mbiemrin mbasi u pushua nga ministria e mbrojtjes me urdher te A. Meksit, kryeminister, sepse Jari mori ne mbrojtje monumentin e E.H. ne shkollen e bashkuar. Tefta, e jema, mikeshe e Alfred Serreqit, atehere minister i jashtem, kerkoi tja merrte ne ate ministri. Ashtu beri Serreqi dhe e dergoi ne Amerike per te mesuar inglishten….gjate kesaj kohe u nderruar edhe mbiemri nga MEHMETI ne NISHANI….dhe keshtu Bujari erdhi prap ne ministrine e mbrojtjes por tani si BUJAR NISHANI dhe Zhulali e mbajti. Jari atje u be miku me i mire per drejtuesit e SHIUt dhe keshtu i filloi kariera ku arriti deri ne shef protokolli…..kaq per kete problem…sa per punen ne te dy ministrite, gjeni dhe pyeteni inspektorin e pergjithshem te ministrise se brendshme, qe tani me duket se ka dale ne pension dhe ju thote ai se si Bujari e katandisi policine e shtetit……me duket se banon ne Durres……

  • TE JETE E VERTETE KJO QE SHKRUAN investigatori per ndryshimin e mbiemrit nga Nishani??????????????????????
    Nese po ky President leshi duhet te jape menjehere doreheqjen.
    Jemi ne pritje te verifikimit qe do te beje gazeta “Dita”.Me kete hapet nje kapitull i ri, te zgjidhet nje President i devotshem per Shqiperine, jo nje mashtrues qe mohon origjinen e tij dhe do te perfaqesoje ai Kombin???????
    E tmerrshme.
    I lutemi gazetes ta botoje komentin e mesiperm, tek e fundit vjen nje shqetesim qytetar dhe te shohim si do te marrin gjerat………………….O Zot, kush na drejton.

    • Duhet te presesh shume,ne Shqiperi nuk egziston gazetaria investigative (hetimore)ke vene re qe dhe neper programet si fiks fare apo ato te ngjashemet me te,te flitet per gjera te tilla,gazetaret ne vendin tone jane thjeshte shpifes ordiner.

  • Po nuk ka asgje per tu cuditur ketu. Nishani nuk eshte simboli i unitetit te popullit duke vepruar si bashibozuk e rrjedhimisht duhet larguar nga Presidenca. Shume e thjeshte kjo.

  • Duhet vleresuar ky komenti qe behet per ndryshimin e mbiemrit nga Nishani.Nuk e dime pse ka marre pikerisht kete mbiemer, ndoshta pse do te vinte dita qe te vihej ne nishan.
    Une jam durrsak dhe e mbeshtes komentin qe argumenton nderrimin e mbiemrit nga z.Bujar Nishani, madje une per kete problem kam folur edhe me nje gazetar nga Durresi, ishte koha qe u propozua President, dhe atij nuk ia mbajti ta trajtonte.
    Kjo verifikohet shume lehte: Gjeni shtepine e Faik Ametit, pini nje kafe me te dhe ai te spjegon vete historine.
    Gjykoj se erdhi momenti qe ta mesojne te verteten e mashtrimit nga z. Bujar, sherbetori i Berishes.

  • Ed Rama,

    kur do te na i heqesh qafe keta gjyqtare plehra qe gjithmone kane denuar viktimen – po kete kapterrin e dum ta qerosh sa me shpejt se eshte TURPI i REPUBLIKES!!!

    Edhe ARIU ka me shume vlere se ai kapterri i shkolles se bashkuar me bustin e enverit ne kurriz.

  • Po çprisni tjeter nga nje njeri kukull e sali berishes.Sali Berisha e vuri president jarin duke menduar se do fitonte 71 deputete me 23 qershor dhe jari do kerkonte doreheqjen per aresye shendetesore dhe do te zgjidhej sala president,por ce do se populli shqiptar i cili u tregua kaq i zgjuar dhe i mencur e tha fjalen e vet.Populli i dha gurin dhe arren shpreses se fundit te shqipareve te paktene edhe per keto 20 vjet.Tani radha eshte e Edi Rames ne bashkunim me Ilir Meten nese dine ta perdorin kete zgjedhje qe u dha populli, e nese jo ,zgjedhjet per pushtetin lokal jane shpejt dhe mund ta pesojne edhe keta si sala ne zgjedhjet e pushtetit lokal te veres 1991.

  • Lexova pak me lart nje qytetar nga Durresi i cili jepte disa argumenta per origjinen e tij Neqoftese keto jane te verteta pse nuk verifikohen keto sinjale qe ja[in njerzit nga ju gazeta DIta por edhe Meros i bej thirje se ai ka shume akses ne shume gjera te inevestigoje ne origjinen e ketij njeriu dhe te nxiret lakuriq ky rudiment i kohes se vjeter. Ka shume personakitetete megjithese ky nuk eshte i tille qe japin doreheqjen per gjera te vogla. UNe nuk shpresoj ne doreheqjen e tij por per mashtrim dhe fallsifikim mund ta heqe parlamenti kete dordolec

  • E ku ju arijn edot keto fytyra JUVE Z HAMZA …..Fisnik ,ne rrenje ! Sa per ato fytura qe ,per permende …….te vjen peshtire ti zesh ne goje …paska ngel keq tirana per artur fshatarin ,per ate cike fytyre …….PO nderet qe u ka ber njerezve ,,,,duke u dhen pafajesi atyre qe nuk emeritojne ..dhe te denoj njerez te pafajshem …me urdher te ministrave dhe deputeteve ,do shperbleheshin ……Po Imadhi Fishta e ka thene dhe i ka ven vulen :O fshatar ,o zemer gurr ,qytetar nuk behesh kurr ,te nderosh 40 flamur “….Dhe keta puthadores ,do ti perdorin sa tu ken nevojen ,dhe pastaj …

    Kurajo dhe vazhdo Z Hamza ,se e drejta zhytet ,por nuk mbytet kurr !!!!

  • i lexoj me vemendje te gjitha komentet dhe ndaj te njejtin mendim po dhe shqetesim in qe kane komentuesit kjo eshte tronditese,dhe njekohesht nje mashtrim qe ne vetevete ,por dhe mjaft e rezikeshme nese komentuesi eshte i sigurte per te ,,jam i nje mendimi ,me te gjithe komentuesit qe ju gazeta dita ju personalisht i dashur thano ,,me intelektin tuaj fin dhe me cilesine e nje gazetari te mirefillte investikatif ,kesaj pune ti hysh me themel ,,te gjithe ne qe po shkruajme tregon qe sa te ndjeshem jemi ,kur diskutohet ,dhe vihet ne dyshim figura enjeriut qe na drejton ,,sado te mos e besosh ,atje ku ka ze nuk eshte pa gje..une jam me se i sigurte katapultimi i keti njeriu pa integritet ,,nga famekeqi sali eshte e pa mundur qe ku te jete i paster sepse lumbi i kombit kure nuk ka vene njeres te paster ,me qellim qe keta te jene te kompromentuar qe saliu te kete gjithmone nje alibi per ti pasur si kamikaz per vetene tij ,,..thano ndiqe kete kamikaz

  • ky zoteria qe shkruan kete letren ka te drejte ,prona eshte e tija ,jam nga nje lagje me te ,nuk e kuptoj si i kane fallcifikuar letrat qe ti marin pronen,hajde, mafje, hajde

  • jam nje qytetar na vlora , e kemi degjuar dhe ne kete problem qe ka ndodh ne vlore me pare ,, kemi degjuar dhe njohikm juve si familje , nje familje me dinjitet dhe e persekutuar na sistemi i diktatures 50 vjecare dhe i njohim si nje familje qytetare vlonjate shume e vjeter qe jetojn dhe posedojne shpine dhe truallin qe behet fjale prej 70 vitesh. i njohim dhe zotrin Florian Nuri drejtorin e kabinetit te Bujar Nishani.I ati i Florianit Nurit , rahmetpas , kryeredaktor i zerit te popullit dhe me ardhjen e demokracis nder te paret demokrate te flaket dhe gazetar te zeri i popullit , dhe i biri ska si te jete ndryshe vecse nje servil i devotshem dhe i respektueshem deri me nje i horlleqeve te langove qe jane mbledhe ne presidence si Elvis Cefa nen kryetar i KLD e kushedi sesa te tjere si keta ,,, pra mesa po kuptojem me siper Zoti President Bujar Nishani nuk jeni president i popullit , por kryetari i grabiqareve te shqiptareve, eshte nje turp i madh ta drejtoni kete vende me keta njerez qe keni me vete

    • Ti { halil } je nje vlonjat i ndershem,por ben gabime ne te shkruar dhe ne te
      percaktuar. te objektit.
      Zeri i popullit qe ti i thua,nuk ka qene zeri i popullit por ,, zeri i bythes. Kur thua
      zoti Nishani ,nuk eshte zoti Nishani,por hajvani Nishani. Hajvanit nuk i vihet shume faj qe shpesh here futet ne duhan.

      Kam zili gomarin ,kur kam mbi koke
      njeriun qesharak,qe eshte gaz per bote.

      Halil vajti e shkoje kjo puna tone,qe kurre e lame ne dorre te hajvanerise te vendose.

  • E njoh ate vend Centarle “Ana e Detit ” dhe di dhe kush kane qene pronare i vjeter.E para nuk permenden konkretisht ne artikull dokumenti i pronesise dhe ai i shtetezimit si per njeren pale dhe per tjetren.por nuk mund te flase se kujt i ka mbetur prona pas 1945 prandaj dhe ligji per njojen e kthimin e prones ka vene si kusht Aktin e Shtetezimi si nja nga kushtet per kete njohje,sepse mund ta kesh blere ne 1930 por kur shteti i sekuestroj dhe shtetezoj pronat ua mori pronareve aktual.dhe kjo nuk e luan as topi.Shume pronare ne Vlore jane bere pronare me gjykata dhe Vendime Komisoni ne menyre te kundraligjeshem pasi te paret e kane pas por e kane shitur me vone prone dhe keta specialistet e sotem vetem aktin e blerjes kane paraqitur ose kane bere nje vertetim fakti ne gjykaten,dhe kane marre nje prone qe ne te verte gjyshi e ka shitur ,kjo tregon se nuk ka shtete ligjor ne kete vend ,megjithe se i sygjeroj artikullshkruesit qe dokumeta ka dhe duhet te kerkjo,kjo rruge eshte e mundimshem si te gjitha rruget ne shqiperi ku ne asnje vend nuk vete dot pa hasur gropa si rruge automobilistike dhe administrative.

  • Skandale pa fund, nje tragjedi e vertet per kete vend.Jam bano i Ujit te Ftohte dhe letershkruesi ka duruar shume per padrejtesine qe i eshte bere.
    Rastet te tilla jane pa fund.Po permend rastin e tokes shteterore prapa ish ekspozites ne Skele ku eshte ngritur edhe Aleksandria, nje pallat 12 katesh, sidoqe leja ka qene per 8 kate.
    Ajo eshte toke shteterore, por e mori me dy deshmitare ne gjykate Mihal Gjergji, qe pronen e tij nga 135 metra katrore i shtoi dy zero dhe e beri 13.500 metra katrore.Kujtoj qe eshte bere nje shkrim i ashper nga gazetarja e Vlores Zenepe Luka per kete fakt te cilen e rrahu Mihali dhe u denua me burg.
    Heshti kryetari i bashkise dhe te tjeret qe kane dore ne kete krim.Ai eshte biznesmeni me i fuqishem ne Vlore..
    Pastaj me te drejte del emri i ish kryetarit te gjykates se Vlores Artur Malaj,Nuk ka njeri me te poshter, qe ka vene para te madhe me padrejtesite qe ka bere.E kemi provuar ne kurriz dhe jo njehere.
    Te shkojne gazetaret te verifikojne vilen e tij me pishine prapa gjimnazit Ali Demi ne Vlore, pati protesta kur beri vilen se nuk eshte toka e tij….
    Thone se ka dhene mbi 100 miljon leke qe shkoi ne gjykaten administrative…
    Kush do tu futet ketyre problemeve kaq te thella per te nxjerre te drejten????????
    Duhen 100 Edi Rama, duhet te zbrese ZOTI vete per ti ardhur ne ndihme ketij populli qe vuan, nuk ha buke se eshte rrjepur nga keta kriminele,,,zagare gjyqtare. Sali e deri tek Nishani qe po i dalin lakrat….
    Nese eshte e vertete ajo qe thote Edi Rama: Pushteti eshte i popullit, atehere futu me gjokd kryeminister dhe cliroje nga zinxhiret e korrupsionit….Po jo me Lllallen e Nishanit

    • Po jam me ju dhe une vlonjate jam. Mihal gjergjit e ka patur shtepin pas stadium it flamurtari.ate toke e ka fituar me vendim gjykate .ajo toke para clirimit ka qen ne pronesi te nje shtetasi Italian.po mihali ka grua shpresen qe eshte Pak si e shkathet per te koruptuar gjyqetaret.

  • O Zot ! Ter Shqiperin e kalbi ky kriminel ,e degjeneroi ,e tjetersoi me njerzit me te ndyr qe mblodhi reth vehtes e u soll me te varferit shqiptar me keq nga cdo sundus edhe i huaj ! Si ai krimbi mobiljeve qe vetem naten ndjehet kur gryen dhe leshon edhe vezet e nuk e gjen dot ,ashtu edhe ky ,mbolli korupsionin ne drejtesi me shpejtesin e drites qe solli si pasoj ,krimin ,hajnin,dhe degjenerimin shpirteror te fortit mbi te dobtin ,te pasurit(pushtetit)mbi te varferin !
    Drejtesia ,,kjo diktatur e heshtur me fytyr matrapazi ne funksion te lekut u kthye ne nje mafje shteterore ,makin vjelese e pameshirshme qe vuri normat e saj te jashtligjeshme me mbeshtetjen e plot te Bujar Ahmetonishaneve te politikes ,pa perfillur e respektuar asgje ! PD e ktheu ne nje vegel te nenshtruar passi terrorizoj e hoqi qafe cdo element qe del nga rug e tij !E kur mori pushtetin edhe SHqiperin po keshtu tentoj ta kthej !Shikoni ke vuri ne krye te presidences ,nje sakat nga fiziku e nga shpiri dhe jo vetem ! Shikoni cfar personazhesh kan mbajtur ne dor hellin ! Kujtohuni cfar vrasjesh te pa zbuluara jan ber ! Akoma frika e pasiguria sillen si re e zez ne mendjen e shqiptareve te varfer ! Mir thot dikush lart :do duhen 100 Eder te pastrojn kte llum …E un them mjafton edhe nje ED qe te zgjedh pran vehtes 100 njerez te ndershem se edhe ky qe po hiken i vetem ndertoi rugen e ktij degjenerimi duke mbledhur e ngritur ftyra si ky sakati peshkaqen ! Na ngrihet qimja me kto qe shohim e lexojm e sa te tjera do marim vesh akoma ! Nuk del fshesa te pastrosh kte haur por drejtesia e paster e pakoruptuar duhet te hedh drit mbi ter kte poshtersi qe esht luajtur ne kuriz te ktij populli aq te vuajtur e me buldozer te pastroj rugen nese duam te ndryshoj kjo gjendje !

  • Une jam nje ishe banor i lagjes 10 korriku (centrales ) Aty linda dhe u rrita ,ne pronat e Xha Qefserit se keshtu i fliste gjithe centraja ati plaku puntor dhe te zgjuar pronar i ligjishem i atyre tokave ,,Ato prona dihen nga gjithe centraliotet skelaret e vlonjat e vjeter qe i takojne familjes se Qefser (Saliut) HAMZAIT !! Dihet nga te gjithe qe nje pjes te tokave te xha Qefserit ja sekuestroj ushtria ,e cila preu shume shume pem brenda tokave kush nga centralite dhe skelaret nuk ka nger fiqet dhe rrushin e xha Qefserit ,Eshte krimi i radhes qe ju behet vlonjatve nga fundurinat e Sali Berishes ,Hamza nuk ke per ta gjetur drejtesin dhe as ke per ta marre pronen e babait tend vetem nje gjyq ne BE te shpeton ,ME KET DO TI BESH NDER SHQIPTARVE TE MARI VESH DHE EUROPA CFAR PRESIDENTI KEMI NE ! OSE RRUGA E DYTE ESHTE HAKMARRJA TE CILEN NUK TA KSHILLOJ .!!

  • Ju thoni qe keni shume dokumenta origjinale ne zotrim, qe mbase do ishte mire ti kishit paraqitur kur ishte koha ne gjykimin e ceshtjes tuaj (dhe jo ne gazeta lart e poshte),po me siguri nuk do kete qene e udhes atehere, se mendonit se do fitonit duke shantazuar me letra lart e poshte institucionet te cilave nuk kane as tagrin me te vogel te njohin apo te mos njohin pronare.

    Dhe sikur mos te mjaftonte kjo qe keni bere ketu e 7 vjet (sipas jush), me kete leter po shpifni dhe shantazhoni hapur Presidentin e Republikes, packa faktit se Gjykatat nga e para tek e fundit bazuar ne fakte dhe prova nuk ju u dhane pronen qe ju mendoni se ju takon (dhe ne ate kohe skishim kete president).

    Ju thoni qe;

    “Pse nuk besohet se akti ì shitblerjes se kësaj prone nga ish pronari Gani Tafili, mund të jetë humbur gjatë bastisjes që bënë pushtuesit gjermanë në shtëpinë tonë apo mos ndodh ajo që ka ndodhur edhe me të tjerë që edhe pse prona mund të jetë shitur, pronari i ka ruajtur një palë dokumente, kurse dokumentet në arshivë, i kanë zhdukur? A kam të drejtë të dyshoj që dhe dokumentin tim të blerjes së pronës e kanë zhdukur nga arshiva këta hajdutë të paturp dhe të korruptuar ?”

    Tani po na del qe edhe gjermanet paskan qene te perfshire ne komplotin kunder teje si pronar!!!

    Ti thua qe perfaqsuesi ligjor eshte funksionar shteteror dhe per ty kjo eshte e papranueshme. Po sikur te punonte token kjo cfare ndryshimi do bente? Apo thjesht muhabeti, ti do merrje dicka qe as e bleve, as tu shit dhe si e tille ste takonte.

    Ti po ashtu thua qe e bleve pronen pa dokumenta ne kohen e luftes, dhe spo na thua sa vjec ishe kur e bleve kete prone, apo ske mundesi ta besh kete ngaqe aktin e shitblerjes e moren gjermanet se ju duk si “trakt komunist”.

    Ti po ashtu thua qe shteti komunist ju njohu pronesine, neqoftese kjo do ishte e vertete atehere shqiperia nuk do hynte ne permbysjen e sistemit, ku nje nga pikat kryesore ishte njohja e te drejtes se pronesise.

    Ti thua qe ish pronari(qe me cduket kaq e dinke me siguri) nuk beri asnje perpjekje ta merrte pronen kur ishte gjalle. Per cilen kohe beni fjale, ne kohen kur prona ishte pasuri e shtetit?

    Pavarshisht te gjithes kesaj, ne ke marr persiper t’na qash hallet na thuaj pak me shume qe te dime dhe ne si e ke hallin tamam.

    1)Kush ishte Qefser Hamzai me cfare merrej dhe cilat ishin kontributet e tij si person?

    2)Sa para dha per kete toke qe ti pretendon se eshte e juaja?

    3)Ku i gjeti parate qe ja bleu token “ish pronarit” (terminologji coroditese ish-pronar)?

    4)Kush ishte noteri qe shkroj aktin-noterial per kalimin e pasurise se palujatshme?

    5)Pse nuk e keni dokumentin e kalimit te titullit te pronesise, edhe kopja e noterit u bastis bashke me ate tuajen?

    6)Me ckujtoni ju pse gjermanet e moren kete dokument qe ju njeh ju te drejten e pronesise?

    7)E dononcuat tek shtabi gjerman dhe me vone ne qeverine komuniste kete vjedhje?

    8)Cila ishte pergjigja e shtetit komunist?

    9)Si u njohet pronar i tokes ne kohen e nderrimit te pushtetit?

    10) Keni kerkuar demshpeblim nga qeveria gjermane per zhdukjen e aktit te shitblerjes dokument me shume vlere dhe pse nuk keni kerkuar?

    Une se kuptoj pse nuk eshte arrestuar akoma ky njeri ku ne menyre te hapur dhe publike shantazhon Presidentin e vendit

    Per me teper eshte turp per median qe pa asnje investigim te ceshtjes i jep opinionit publik nje “Flete Rrufe”, e cila akuzuzon Presidentin dhe nuk le pa permendur emra te njerezve te nderuar te cilin nuk jetojne me. Nje tjeter turp per profesionalizmin e medias shqiptare.

    • Une jam nje nga trashegimtaret e Qefser saliut dhe skm nevoje te fshihem !
      Florjan Nuri bashke me presidentin i fituan gjyqet gjate kohes kishte postin e min te drejtesise dhe sekretarit te pergjithshem te kesaj ministrie.Pra kishin kerbacin mbi gjykatesit ate te inspektimit te gjykatave!!

      Harroni te shpjegoni si e mori Elvis Cefa mandatin e zv/kryetarit te keshillit te drejtesise duke ardhur nga AKPP si kryetar i saj!!!Institucion ne varesi te Min.Drejtesise.
      Si ka mundesi qe ky person pa integritet te harrije maja te tilla duke ushtruar te drejten e Tij per te kundershtuar vendimet e kom.pronave ,e drejte e tille e kundershtuar nga gjykat.strasburgut ,gjyk.e larte Shqiptare dhe ajo kushtetuese!!
      Harroni se gjate kohes qe ishte president Bamir Topi nuk e dekretoi ligjin e Ideuar nga Nishani ,Alibeja dhe grupi parlamentar Pd ,si antikushtetues dhe maxhoranca e asaj kohe e votoi dhe mbas 6 muaj prape ky ligj u rezua si antikushtetues,por efektet ne favor te presidentit dhe florjan Nurit ai i solli!

      Nga ana morale ju kushurinjte tane jeni bastarde ,sepse skeni burrerine dhe e dini mire se prona eshte blere nga ana jone mbasi ju e keni shitur dhe shitjen ne mirebesim ju e dini se cdo te thote????njera pale fiton nje te drejte dhe pala tjeter sdo te paguaj taksat shtetit.

      Ju nuk permendni gjendjen juridike te prones mbas 1944,sepse skeni asnje shpronesim,ndersa ne jemi te shpronesuar dhe ti o shkrimtare i njeh mire dokumentat tona!!
      Sdua te vazhdoj me gjate,por po te kujtoi vetem nje fakt qe procesi gjyqsor juaj nisi vetem ne ate kohe ku ju u bete pjese e oborrit te berishes dhe presidentit,kur ju kishit fuqi te plote dhe mund te benit cfare te doni????
      Kete e di mire jo vetem ti njerezit e tu, si edhe ne kundershtaret tuaj te perhershem edhe ne boten tjeter!

      Turp eshte i Nishanit dhe Tuaji bashke,sepse Vlora e di se kush eshte pronar,njerezit tane te perbashket e dine se e kujt eshte prona,

      Ne po e ruajme qetesine se shpresojme ne drejtesi,mundohemi qe me mundesine qe na jep shteti i se drejtes ti bejme publike faktet.
      Nese kjo ste pelqen,ty edhe presidentit ,nuk eshte faji yne por juaji!!!

      sa per mediat ,dihet qellimi i tyre jo vetem per tu shitur,por edhe per te verteten per ne qe eshte e tille,ndersa per ju jo?

      desha ta mbyll vetem me nje pyetje ?
      Si ka mundesi kjo prone per 70 vjet ka qene ne duart tona,mire ne qe se kemi dokumentin qe jua kemi blere pronen,po ju keni dokument se si na e keni dhene neve kete prone????Kaq xhentelmen keni qene sa keni falur dhe u ka ardhur keq per ne…dhe tashti kur i hipet gomari u kujtuat se keni prone ne VLore?????

      Mos valle ne ua kemi marre me zor apo shteti komunist ua mori juve dhe na e beri dhurate neve,kur dihet mire postet me te larta qe ju dhe njerzit tuaj keni mbajtur ne qeverine komuniste!!

      Te pakten njerzit tuaj dhe tanet por edhe ju vete keni ardhur dhe keni paguar qira ne ato shtepi kur vinte koha e plazhit???

      qesh me mire ai qe qessh i fundit!!!

    • Ah termet qe del me pseudonim si Tarasi ,ku do te veje shpirti me keto mashtrime qe shkruan dhe ato pislleqe qe ke bere ,ferrin e ke per dere,Drejtesine e vendos shteti por une do lutem nate e dite per drejtesine e ZOTIT,qe ti e di mire qe asnje rob mbi dhe si shpeton dot.

  • Shife cfare gallate. Vete ky pranon se token e ka blere pa dokumente. Po kush ta beson kete ore. Sa per faktin qe ke dokumentin e shpronesimit kjo nuk eshte ndonje cudi. Ne Vlore ka plot raste te tilla sepse shpronesimi eshte bere alla partizance. Shpronesimet e tyre jane bere jo duke u bazuar mbi dokumentet e pronesise por duke pyetur se e kujte eshte kjo toke dhe pasi i vinin nje emer thoshin shpronesohet. Pra ky demokrati i oreve te para qe shan Enver Hoxhen pretendon pronesine mbi shpronesimin e Enverit dhe jo mbi dokumentin e pronesise. Ky duhet ti ngreje lapidar Enverit. Rri e ben artikuj jo mbi prova por se pse e ka marre Nishani me vete Florian Nurin. Tani po te sqaroj une ty dhe trapat qe lexojne gazeta por nuk kuptojne asgje se jane thjeshte tifoze politike. Kurre nuk mund te marresh nje prone ku dokumenti i pronesise eshte ne emer te tjeter kujt. Keshtu qe gjykatat kane vendosur drejte.

  • Na doli dhe nje mbiemer tjeter i Nishan presidentit.Po ky kodosh mos eshte 007?Njehere del nga Libohova,njehere nga Permeti,paska qene nga Durresi,banon ne Tirane,Gjyshi e ka mbiemrin Bejleri,i jati e ka Ahmeti,kapterr Jari quhej Mehmeti,president Jari quhet Nishani.Njehere flitej se ishte libohovit,njehere cam,pastyaj doli jevg.5 vjet doli me mustaqe,2vjet doli pa mustaqe. Po ku i gjeni keta zagare plehrash,qe nuk kane identitet,se edhe lopa hollandeze e ka nje certifikate,qe tregon gjeneralitetet?.Po as nje kelysh qeni nuk shitet pa certifikate prejardhje,vetem presidenti Shqiperise!!!!Turp,turp per kete vend!Dhe duam te bejme shtet!!!

  • hapen bastet ,sipas ju komentues te dashur
    termeti eshte : 1-bujari dora vet 2 -floriani 3 – kusheriri e ketyre 4- gjykatesi 5- saliu

  • Qe je nje nga antaret e PD qysh kahera kjo nuk do mend per te kuptuar,por kujt i drejtohesh ne kete rast!Dy rruge ke i nderuar PD-ist ose ti drejtohesh Saliut ,ose Arvizut ndonese ky i dyti eshte laguar fizikisht nga ky vend.I pari mund e duhet ta zgjidhe kete problem duke te te zhdukur jo nga PD-ja por edhe nga faqja e dheut,duke bere te mundur rikthimin e qetesise sakatit Jar.Se fudemi me lejo te te pyes ne kofidence se ka akoma koqe ne Vllore qe jane akoma e PD-ne?

  • Kjo tregon se ku eshte drejtesia sot dhe cfare eshte bere me pronat e pronareve , se cfare ka ndodhur me gjyqtare qe kane gjykuar keto procese.
    Artur Malaj dhe gjykata e udhehequr prej tij pa mandat ne vitet qe ka qene ne Vlore ka mbeshtetur gjithe vjedhsit me dokumenta fallco te pronave te pronareve ky eshte fak , shpresoj qe te gjithe gjyqtare e Gjykate se Rrethit Vlore te kontrollohet paasuria dhe do te dalin qe te gjiteh kane pasuri pralloredhe te gjithe duhet te trajtohen se hajdit ordinere dhe te gjykohen,
    Problemi i zotrise qendron dhe ka te drejte per nje gje qe Forina Nuri ka perdorurlidhje e tij dhe ofiqin per te perfituar dhe kete se luan as topo por nje qe qe Qafseri dhe Gani jane kushurinj dhe rjedhin nga nje trung dhe prona ne Centrale ka qene Hamazaji qe ka banuar a ne te prej dekadash por qe e mashtruan dhe ra ne gracken e lashte sa njerzimi ,e dhe shtepin e tij per palla dhe pasi u ndertua pallati na doli ne sken Flariani i cili me gjyqtare e tij si Artur nga Llakatundi dhe Jari nga Durresi dhe Visi nga Shkodra e mori pallatin dhe toke ku ishte shtepia e Hamzait me shpejtesin e Makines se Shumit ,Mes di une Toka ne viti 30 ka qene e Ganiut por ne te kane jetuara Famailje e Qefserit dhe rrriutu edhe Hamzaj gjate gjithe kohes ,a more Hamza sikur te mbaje shtepine asht sic e kishe nuk do te turrej Flaorini me banden e tij por kur pa se ti shtepine e dhe per pallat dhe aty eshte ngrtiur nje pallat 12 katesh athere je futur ne lige e hiduteve dhe ketu nuk fiton dot

  • Mos u cuditni aspak .Drama te tilla nga qytetare te thjeshte ka me qindra e mos te them me mijra .Kjo kllase (glase) politike e ka bere kete popull te flas me vete e te mallkojene qe jetojne ne nje shtet ku ligjin e bejne mbetjet e komunizmit.Njeri vjedh e tjetri prish sa nuk gjejme dote kush eshte pronari i vertet i djerses qindravjecare .
    Kjo eshte metoda me cnjerzore e 24 viteve te demokracise .Te behesh i pasur kur ske asnje burim fitimi .Te rroje karikja se ajo te bene te pasur e te fuqishem .Zotnin ne fjale e njohe qysh nga feminija .Familje serjoze qe kane jetuar me djersen e tyre .Aktive si ne sistemin komuniste po ashtu dhe ne demokraci .Ishin nga te paret qe punuan per ardhjen e demokracise .Te asaje demokracie qe e donin te gjithe .Por tani te zhgenjyer qe karriket u lane tipave te palyre e tradhetar te kombit. U sakrifikuan te triumfoje demokracia e te vuajtur te shijiojne pronen e djersen e familjes.

  • Historia e ketij eshte qe eshte pronar, ka qene pronar, dhe duhet te ishte pronar; pa patur asnje dokument qe verteton origjinen e prones qe pretendonte. Me pak fjale eshte si t’thush qe kjo makina eshte e imja; por kur t’pyet polici ku i ke dokumentat e makines. Ti thuash qe i kam dhene ksaj makines per nje vit rresht, dhe kjo mjafton. Polici vendos numrin e shasise ne sistem dhe rezulton qe makina nuk eshte e tija. Dhe si ne cdo vend notmal ja kthen t’zotit. Nuk eshte edhe aq e komplikume si histori, eshte e thjeshte per njerez qe kane dy pare mend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *