Qeveria në ikje autorizon një tjetër kompani për import mbetjesh

redaktor

Ende pa u “tharë” boja në fletoren zyrtare ku qeveria shqiptare autorizonte  “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, sipas kodeve të përcaktuara tarifore për kthime të gizë, çelikut, bakrit, qelqit, letrës, tallashit etj, qeveria shqiptare në mbledhjen e fundit të saj ka autorizuar një kompani tjetër për import mbetjesh të polietilenit në vendin tonë.

Sipas vendimit të qeverisë në ikje autorizohet shoqërisa “EVEREST IE”, sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit me kodin tarifor: GH 011 ex 391510 B1-B3010 të Konventës së Bazelit, sipas aneksit 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, bashkëlidhur vendimit  nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar. Sipas këtij vendimi sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve  të këtij vendimi, është 4000 (katër mijë) tonë/vit. Mbetjet do të importohen nga shtetet e Maqedonisë, Kosovës dhe vendet e BE-së. Transporti do të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim”, si dhe të anekseve III e IV, të vendimit  nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.

Nga ana tjetër  shoqëria “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k., sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare sasia e mbetjeve që importohet është 2000 (dy mijë) tonë në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve nga shoqëria “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k., është njëvjeçare, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Këto vendime të fundit të marra nga qeveria në ikje kanë ngjallur dhe reagimin e specialistëve të ambientit të cilët e gjykojnë si një rrezikshmëri të lartë importin e mbetjeve në vendin tonë. Sipas tyre vendime të tilla nuk duhet të zbatohen nga qeveria shqiptare, pasi kjo do të sillte një përkeqësim të situatës mjedisore në vend. Sipas ambjentalistëve, çdo vit në vendin tonë importohen rreth 600 mijë ton mbetje, kryesisht skrap dhe mbetje plastike, ndërsa vendet kryesore të origjinës janë, Greqia, Serbia, Ukraina dhe Italia. Tashmë kësaj sasie importi do ju shtohen dhe gjashtë mijë ton të tjera me vendime të tilla nga qeveria në ikje, duke rritur më tej rrezikun e ndotjes së ambientit e ku pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë.

Share This Article
3 Comments
  • Me deket se “emeritoni” po u shane, ofendon, dhunon dhe ju rrini si guaker, vareni per gjuhe, hiqeni zvarrrr kete ndyresire,apo mos jeni ortake dhe u votuat kote. Po le ta vertetoj koha se çfare qeverie meritpn populli dhe ta mbyllim dhe ne gojen se ka mbi 500 vjet qe po perpelit dhe spo behet shtete.

  • Vetem shiheni me vemendje surrati e monstres.
    Eshte kriminel i lindur.Nese Rama do te beje
    Shqiperine ,si fillim duhet te zhbeje gjithe vendi
    met e kesaj bande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *