Kreu i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, ka gjetur mbështetje të menjëhershme masive mes shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, kur ka deklaruar se do të bojkotojë festivalin ndërkombëtar “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.
Në një qytet ku 60% e popullatës janë shqiptarë, gjuha e tyre injorohet nga festivali. Është një “vogëlsi” që fyen traditën mikpritëse të struganëve.
Ai ka shpjeguar se me ligj në Maqedoni, komunat kanë gjuhë zyrtare atë që flitet nga së paku 20% e popullsisë. Struga ka trefishin e atij numri por festivali ka vendosur ta injorojë këtë çështje të ndjeshme.
“Imagjinoni që në një manifestim ku marrin pjesë poetë nga gjithë bota, ku flitet gati në të gjitha gjuhët e botës dhe nuk lejohet të flitet në gjuhën shqipe, në një qytet ku shumica janë shqiptarë”, tha kryetari Sela në një konferencë me gazetaë.
Ai shtoi se shqipja është edhe gjuha e tij dhe nuk ka si bashkëpunon me ata që nuk e respektojnë atë.
Komentet e shqiptarëve në rrjetet sociale e mbështesnin veprimin e kryekomunarit të Strugës dhe në shumë raste shprehnin pakënaqësinë që bojkotimin nuk po e bënin edhe poetët shqiptarë të ftuar në këtë festival. (Illyria)
Leave a Comment
