Francë-Belgjikë është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës në program të martën në mbrëmje.
Një ndeshje shumë e veçantë specifikisht për Thierry Henry, i cili me transalpinët ka fituar gjithçka Botërorin e 1998 dhe Europianin e dy viteve më vonë dhe ka qenë një lider i Francës që nga viti 1997 e deri në 2010-ën.
Por që prej vitit 2016 ish-sulmuesi është një nga ndihmësit e trajnerit të Belgjikës Roberto Martinez.
Henry do të ketë ndjenja të përziera të martën në mbrëmje dhe kjo është një lojë e fatit.
Francezi për të kaluar në finale e Rusisë duhet të kalojë së pari të kaluarën e tij.
Vetë Henry ka dashur të mos i kushtojë shumë rëndësi këtij fakti duke thënë: “Unë nuk jam trajneri i Belgjikës, por një nga ndihmësit. Që kur kam ardhur u kam thënë njerëzve që të jenë të qetë pasi nuk ka Henry show. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe trajnerin Martinez”.
Ndërkohë ish-sulmuesi është ngacmuar nga Olivier Giroud, i cili ka thënë: “Më vjen shumë keq që Henry është në anën e gabuar të martën, por jam i lumtur që do ta përshëndes”.
a.s/dita
