“Stuhia e vjeshtës” do të nis nga Vlora

redaktor

Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama do të nisë në vjeshtë prishjen e ndërtimeve pa leje. Operacioni i cilësuar si fillimi i Rilindjes Shqiptare, që Rama ka ndërrmarre do të kete si pikënisje pikërisht denoncimet e  ndërtimeve pa leje të qytetarëve në web-in qe ka hapur vete Rama ne internet, denoncime qe shtohen me dhjetra ne dite dhe qe brenda nje jave kane mberritur ne rreth 350.

Burime nga selia roze bejne te ditur per Top Channel se Edi Rama ka ngritur tashme grupin  e punes, i cili po pregatit ate qe eshte cilesuar si stuhia e vjeshtes mbi ndertimet pa leje. Duke pare edhe mbeshtetjen e madhe te qytetareve permes denoncimeve, eshte vendosur qe listen e prishjeve te ndertimeve pa leje ta kryesojne ndertesat e derguara permes fotove apo videove nga qytetaret, per te rritur besimin e tyre tek ky bashkepunim. Krijimin e Aleances me Qytetaret kunder rrenimit konsiderohet çelesi i suksesit ne kete beteje nga Kryeministri i ri.

Duke qene se shume denoncime mberrijne nga Vlora, te shoqeruara edhe me kritika ndaj kryebashkiakut Gjika, mbetet per t’u pare nese do te jete pikerisht qyteti bregdetar prej nga do te nise operacioni i prishjeve te ndertimeve pa leje kete vjeshte.

Angazhimi per t’i dhene fund fenomenit te abuzimit me ndertimet pa leje ne vijen bregdetare te Jonit, eshte konsideruar prej Rames si beteja e pare ne permbushjen e zotimit per te rilindur Shqiperine./tch

Share This Article
11 Comments
  • Gabim! Stuhija e vjeshtes duhet te nise nga venja e drejtesise ne kete vend.Pa drejtesi nuk mund te behet asgje.Perndryshe, si gjithnje do ta pesojne me te dobetit.

  • Ne Shqiperine tone te vogel,mendoj se nje reforme legjislative moderne per mbrojtjen e territorit ,e ndjekur nga njeri prej autoriteteve me ekzigjente te struktures se shtetit per zbatimin e kesaj reforme,do te na shpetonte nga masakra kriminale 23 vjecare mbi kete territor te limituar.
    Andromeda,ruajtja dhe kontrolli mbi territorin eshte nje nga shtyllat me te rendesishme te venjes se drejtesise ne vendin tone.

  • stuhia e vjeshtes duhet te filloi nga institucioni i DREJTESISE si fillim,pa pastruar drejtesine e korruptuar shqiptare EDI RAMA ska gje ne vije,e pastaj te vazhdoje me radhe.

  • Kjo pune duhet te filloje qysh nga arsyeja pse ndodhi . Aesyeja eshte ajo shprehja qe ne Vlonjatet themi : ” O Vlore te ndriti FATI qe kur zbriti muti nga fshati ” . Ketyre miqve qe erdhen pa ftuar dhe zune ( duke perdhunuar dhe shkaterruar ) vendet me te mira sidomos ne ballkonin e Vlores duhet tua vene kufrin tek thana . Ose te mbajne keto toka qe kane zene dhe te dorezojne tokat ne fshat ose ti hypin autobuzit te Kucit e te xbresin nje nga nje nga fshati i pare e deri ne Kuc . Kjo eshte rruga me e mire . E kishte mire i madhi Enver qe nuk i linte te iknin nga fshati pa leje-qarkullimi deri ne oren kater pasdite ,

  • gabimi me i madh i ketij kryeministri qe e nis me prishje dhe jo me gjyqsorin, ,denimin per hajdutet ministrat e koruptuar qe kane ber tendra te ndyre dhe kan fituar miliarda me pasurit e ketij populli sekustrimin e pasurive te tyre atehere po njerzit do thonin ka ber shtet rama pra ku ndeshkohet dhe ai qe ka pushtet dhe abuzon me leket e qytetarve e dyta keta qe ndertuan dikush i la te hidhnin milionat per shtepi klube restorante ,inspektori polici bashkiak pra shteti vet i la DHe i le ti bejne dhe t jani t jua prishi prap shteti thua ti se ata qe ishin 8 vjet nuk ishin shtet se njoh c far llogjike eshte kjo ec e kuptoje kete filozofi ti mos e le ta filloj fare ndertimin kape qe ne tullen e pare dhe mos e le pra ti deno te paret ata qe i lejojne inspektoret e shtetit dhe jo qytetaret qe i bejne me mund e djers ti bej ligje te forta dhe kerko zbatimin e tyre tani e tutje jam dakort urbanistik etj TIRONA kamza bathorja qe jane gjith vila 4 5 kateshe ke durrsin ti plot me pallate pa fund prishi se pa tapi dhe leje jane e di gjith tirona qe ne toke te tjetrit jane berektheji ne indentitet sic ishte pyll dhe shkurre nuk thua shyqyr qe ne nje vend te varfer si shqiperia vet shqiptaret me gjak bene ca hotele ku ne dhe te huajt shkojne ne kushte komode se ku do flej i huaji kur shteti 20 vjet ska ber dhe ska ftuar asnje investor te huaj te bej qofte dhe nje hotel si ne durres dhe bregut te vlores ,jal dhermi qeparo,jonufer,orikum,etj ti thua do prish te ka frymezuar lana akoma ty po shqiperia nuk eshte lana pastaj lc lidhje ka vetem ne bregdet po mal koder ose ne mes te tirones prishja eshte e njejte kudo tani e tutje mos lejo me bej me urbanistik dhe arkitekt jam dakort kush i beri deri tani le ti gezoje se leket e tyre harxuan se shteti vet i la duhen pare me shume kujdes keto gjera dhe jo me inate dhe zili pse ai beri hotelin shtepine une jo se fut njerez ne konflikt se ne 2 milion jemi gjithsej dhe duhen sa me pak konflikte mes shqiptarve

  • “Sikur te mjaftonte deshira per te plotesur qellimet do te hiqej,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,” plotesisht dakord me Tol fr, shpresoj qe Toli vertet te rroj akoma e kujtoj me respekt ate tip te qete.drejtesia duhet te filloj nga giotina per samut;;;;n me shoke perndryshe nuk ka per tepatur qetesi?

  • Stuhi e vjeshtes duhet te nise nga shkulja e pemes se “kancerit” me emrin e kerrmes Sali Berishe. Ka shtrire tentakulat ne gjithe institucionet e jeten e vendit.

  • Vlora eshte bere katastrof sa i perket ndertimeve pa leje,por po te hidhni nje sy ktej nga qyteti i ballshit,fshataret ne cdo pallat po ndertojne shteaa objektesh pa lejw,me qellim strehimin e bagetive. Pothuajse ne cdo pallat syri te ndesh kasolle bagetish te ndertuara pa leje,por ne konsensus me kryetarin e bashkise ballsh dhe te antareve te keshillit bashkiak. Rama duhet ta filloj aksionin e prishjes se kasolleve nga vet kryetaret e bashkive,qe e kane shkretuar qytetin qe u eshte votbesuar nga qytetaret.

  • Prishjet po e po,por me pare duhen fillu ndertimet…..ndertimet ne mendjen e te gjitheve qe nje vend pune nuk eshte per perfitime personale…ndertimet ne mendjet e gjyqesorit,te shendetesise,te arsimit,te rendit,e shume e shume te tjera….dhe njekohesisht me to duhet te fillojne medoemos ndeshkimet me ata qe jane tallur me ket popull…pa dallim…nga te gjitha kahet e politikes….vetem pastaj mund te besojme …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *