Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, vagonët ndahen më dysh

Ornela

Ka dalë nga shinat mëngjesit e sotëm treni i linjës Elbasan-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrogozhinës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Dalja e trenit ka shkaktuar panik e kaos tek udhëtarët pasi vagonët janë ndarë. Një pjesë ka dalë nga shinat, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në trasenë hekurudhore.

Udhëtarët kanë pohuar se kanë kaluar minuta tmerri, teksa vagonët lëviznin në mënyrë të pavullnetshme.

“Ndjemë lëvizjen e fortë. U tronditëm, s’po kuptonim çfarë po ndodhte. Vagonët u ndanë”, kanë thënë udhëtarët, ndërsa kanë treguar se kanë qenë rreth 50 njerëz në tren.

Mes tyre, ka pasur edhe disa turistë të huaj.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • UAAA.PASKA EDHE TREN NE SHQIPERI, PASKA EDHE SHUME VAGONA GATI 4 ME GJITHE LOKOMOTIVE, PASKA EDHE PASAGJERE POTHUAJSE 50 (SA NJE GJYEM AUTOBUZI) SI DHE DISA TURISTE, “vetem turiste nuk munde te jene” ATA QE UDHETOJNE ME TREN NE SHQIPERI.

    • Gazetari nuk e ka idene sa vagona ka treni. Ne kete foto nuk e dime se eshte treni i ndare apo i pandare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *