Mediat në Beograd i kanë kushtuar një shkrim të veçantë Petar Mihajloviçit, një person i arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ishte paraqitur në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” me pretendimin se është bashkëpunëtor i CIA-së dhe punonte por policinë serbe.
Gazeta “Kurir” në numrin e sotëm ka dhënë detaje rreth pensionistit (66 vjeçar) që tentoi të futet ilegalisht në kampin ushtarak afër Ferizajt.
“Çfarë tha i paraburgosuri në seancë. Sa kohë kaloi ai në bazën më të madhe amerikane”, janë titujt e Kurir.
Gjykata e Ferizajt i ka caktuar Mihajloviçit 30 ditë masën e paraburgimit për veprën e kryer “prezantim i rremë si person zyrtar”.
b.m. / dita

